fbpx
Lajme

Hadërgjonaj: NATO, njësitin tim te Rrasa e Koshares e goditi dy herë

Ish-komandanti i batalionit 2, Brigada 138, Fadil Hadërgjonaj, ka thënë forcat e NATO-s njësitin e tij e kanë goditur dy herë duke i shkaktuar edhe viktimat.

“Mua në Rrasën e Koshares avionët e NATO-s më kanë goditur dy herë. Në rastin e parë kam pasur dy të plagosur. Zekri Agushi nga fshati Gadime sot është pa krahë, pas goditjeve nga ajri që ka marrë. Ndërsa herën e dytë nga goditjet kam pasur katër të vrarë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Hadërgjonaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se në Koshare NATO ka goditur të dyja palët luftuese.

Thotë se nuk di për goditjen që NATO kishte bërë në kazermën e Koshares që e kishte përshkruar Nasim Haradinaj.

“Nuk e di nëse goditja [në kazermën e Koshares] ka qenë e qëllimshme, por e di që ka pasur një marrëveshje me NATO-n. Mëngjesin e 12 prillit kam qenë në një takim të mbyllur bashkë me përgjegjësit e NATO-s. Ka qenë një takim sekret. Kemi diskutuar ku janë forcat tona dhe kemi dhënë zonën e sigurisë që sa metra përtej nesh të mos ketë goditje”, tha ndër të tjera Fadil Hadërgjonaj./Telegrafi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close