fbpx
Lajme

Luta: Jam prej strukturave të para në luftë, përmend; Adem Jasharin, Sami Lushtakun, Zahir Pajazitin

09.03.2015 • 21:38

Ish Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri, në emisionin “Puls” të KTV-së, kishte folur për Listat e veteranëve, menaxhimin e komunës së Gjilanit dhe zgjedhjet në LDK. Ai tha se ka reaguar për listat e veteranëve të zonës së Karadakut, sepse ka shumë veteranë dhe dëshmorë që nuk janë në atë listë.

“Janë bërë dallime, edhe pas 15 pas lufte po na qesin hi syve duke futur në listë shokë, të afërt, miq, dajë… Zatën gjysma e nofkave në luftë kanë qenë ‘dajë’. Unë pushkën e kam pasur prej shtatorit të vitit 91. Gjatë luftës kam qenë në burg por ata që s’kanë qenë as në luftë as në burg duhet me tregu ku kanë qenë e që janë në lista”, ka thënë Haziri.

Ai tha se ka qenë udhëheqës i formacioneve ushtarake në Karadak

“Kam qenë udhëheqës i rekrutimit dhe i organizimit të trajnimeve të luftëtarëve në Shqipëri në kampe dhe struktura në Shqipëri, ku rol të veçantë ka pas Sali Çeku dhe Hafiz Gagica më shumë se gjithkush tjetër. Unë kam qenë njeriu kryesor në Anamoravë, pra kam qenë përzgjedhës për t’i dërguar në ushtrime ushtarake. Unë e di saktë me kë kam punuar në Ferizaj dhe saktë lidhjen time në Llap. Nesër Rrustem Mustafa – Remi del dhe thotë se Lutfi Haziri nuk ka qenë i organizuar dhe i strukturuar, sepse Ahmet Hoxha ka vdekur, është dëshmor në Ferizaj, por Shukri Buja është gjallë. Dalin njerëz dhe tregojnë ku ne e kemi shtrirë rrjetin e organizimit”, tha ai.

“Unë gjatë luftës jam burgosur. Pra jam prej strukturave të para. Celulat e para datojnë prej viti 91 dhe 92. Fadil Kajtazi ka qenë në dy programe, grupi i Ibrahim Uruqit, Ahmet Demiri, Naser Ramadani, Fadil Latifi e shumë tjerë, në këto kampe ushtarake të njëjta ka qenë Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Sami Lushtaku. Unë e kam organizuar e strukturuar Anamoravën dhe ka plotë luftëtarë që kanë dhënë jetën në luftë. Nuk e di pse Komandanti i Zonës së Karadakut i ka futur në listë njerëzit që kanë qëndruar në bodrume pa qenë asnjë ditë në luftë. Po shtrembërohet historia. Nuk e di se si kanë guxim me marrë para nga buxheti i Kosovës njerëz që nuk kanë qenë në luftë asnjë ditë. Të gjithë e dimë që kanë qenë në kampe jashtë vendi ose bodrume dhe sot janë veteranë. Pse ke qëndruar në bodrum, nuk duhesh me qenë veteran. Nëse ke qenë veprimtar, mbetesh veprimtar”, kishte deklaruar Haziri.

Më tej, ai ka bërë me dije se ka aplikuar për status të veteranit, por nuk gjendet në listë, ndërsa ka theksuar se shumë prej atyre që janë në listë vet i ka dërguar në trajnime.

“Po ndërtohet historia e rrejshme nga këta njerëz, po shtrembërohet historia. Gjeneratat e reja s’di se si do ta mësojnë historinë”, u shpreh ai.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close