fbpx
Rozë

Muzika e bën milioner Ledrin

Reperi Ledri Vula ka qenë njëri prej reperëve që ka fituar më se shumti gjatë vitit 2017

Ledri Vula pa dyshim se është njëri prej reperëve më të kërkuar në të gjitha trojet shqiptare.

E duket se muzikës ai është ka ja sheh edhe hajrin.

Burime të afërta me Ledrin nga kompania “Nesër” që e menaxhon reperin, thonë se gjatë vitit që lamë pas Ledri ka pasur një qarkullim deri në 1.4 milion euro.

“Po, qarkullimi ka qenë mbi 1 milion euro dhe ne ende jemi duke i bërë kalkulimet”, ka thënë ky burim për Gazeta Express.

Sipas të njëjtit këto të hyra Ledri i ka realizuar më së shumti nga koncertet e shumta që i ka pasur gjatë gjithë vitit 2017.

Pas koncerteve fitimet e tij vinë edhe nga reklamat e ndryshme që ai ua bën kompanive të ndryshme kosovare, e për të cilat po ashtu është shumë i kërkuar.

Sipas burimit, Ledri fitimet më të vogla i ka realizuar nga klikimet në youtube.com, që në këtë rast janë shumë më të vogla në krahasim me fitimet që ai ka bërë me reklama dhe koncerte.

Ndryshe, Ledri gjatë vitit 2017 realizoi disa hite si: “Krejt shokt e mi” me Lumi B, “U harrum”, “Nona” me Young Zerka, “TTZ”, “Dje & Sot” me Noizy, “Mbi Re” me Butën dhe në fund “Shtrenjt” bashkë me Gjikon dhe Lumin B.

Ai edhe vitin e nisi me këngë të re, këngën “1 janari” e cila është afër për të arritur 1 milion klikime për vetëm 3 ditë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close