fbpx
Rozë

“Unë dhe ti” nga Alban Skënderaj shpallet ‘Kënga e vitit’ sipas Akademisë KULT (Foto)

Këngëtari Alban Skënderaj vazhdon të jetë një ndër këngëtarët më të pëlqyer të momentit.

Ai publikon shpesh këngë me vlera, të cilat menjëherë rrëmbejnë simpatinë e publikut.

Alban Skënderaj është një prej këngëtarëve më të pëlqyer të tregut shqiptar (Foto: Alban Skënderaj/Instagram)

Gjithë ky kontribut artistik, këngëtarit po i vlerësohet edhe nga kritikët e muzikës.

Një ndër këngët e tij më të suksesshme të vitit ishte kënga “Unë dhe ti”, e cila njëherësh është shpërblyer së fundmi edhe me çmimin “Kënga e vitit” në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve KULT.

I lumtur për këtë çmim, Skënderaj publikoi një fotografi të çmimit në llogarinë personale në Instagram, në mbishkrimin e së cilës shkruante falënderimet e tij.

“Faleminderit Akademisë Kult për këtë çmim” (sic.), ka shkruar Albani në mbishkrimin e fotografisë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close