Haradin Bala: I thash Sheshelit, Beogradin kemi pas me ba kryeqytet të Republikës së Kosovës
Ishte moment i vështirë të shkosh në burg e ta lësh familjen vetëm me 25 kilogramë miell e pa asnjë metelik. Dërgimi im në burgun e Scheveningenit në Holandë e vështirësoi edhe më shumë jetën time. Kisha humbur shpresat se familja do të vijë për të më vizituar, duke ditur gjendjen e jetesës atje. Por, Zoti nuk po lekë askënd pa qare. Pasi u vendosa në burg, të nesërmen përmes telefonit e thirra gruan, ajo më lehtësoi dhimbjen, më tha se janë shumë mirë, kanë bo miell e sheqer. Me tona e tona kishin zbarkuar ushqim në shtëpi për familjen. Pas kësaj telefonate u ndjeva më lehtë. Popullin e kisha pas vete“Epoka e re”: Me Sheshelin jeni takuar?
Haradin Bala: Po. Veç me Mlladiqin e Karaxhiqin nuk kam pas rast të takohem, se ata janë arrestuar pasi unë jam transferuar në burgun e Francës.
“Epoka e re”: Keni pas ndonjë muhabet me Sheshelin?
Haradin Bala: Kemi pas çdo ditë nga një orë sport. Fatmiri dhe Isaku merreshin me aktivitete, kurse unë jo. Por, kisha dëshirë me i pa këta kur bënin ushtrime. Hymë në sallë dhe aty kish qenë edhe Shesheli. Isaku po i thotë: Ku je bre Sheshel, se ta kam pas qiten kafen në Berishë, qashtu mbeti, nuk erdhe me pi! Pa… qysh i erdh inati Sheshelit! Njeri ma budallë se Shesheli nuk kam pa, por edhe provokant i madh. Shesheli i tha Isakut: nuk e kam pas qëllimin me ardhë me pi kafe, por e kam pas qëllimin për të kaluar nëpër Carralevë. Dhe tha, dijani për nder Amerikës, se në Adriatik ju kisha ndjek. Më boni nervoz, e i thash dija për falënderim se Shqipëria na qëlloi e vogël, i thyemë depot dhe morëm çfarë pat. Po sa shqiptari ka pas me rrokë pushkën edhe Beogradin e kemi pas në plan me e bo kryeqytet të Republikës së Kosovës. Dhe u ndërpre komunikimi. (Vazhdon në numrin e nesërm / e enjte /)