Haradinaj: Pas vrasjes së vëllaut, u mbush Dukagjini, të gjithë me armë për të marrë hak
Ramush Haradinaj kishte rrëfyer disa detaje interesante për vrasjen e vëllaut të tij Enver Haradinajt. Ai tregoi se në kohën kur ndodhi vrasja, ai dhe Dauti ishin në burg. Njëri në Hagë dhe tjetri në Kosovë, dytë.
Ramush Haradinaj tregoi se atë ditë e kanë falë vrasësin e vëllaut të tij edhe pse nuk dihej se kush ishte.
Ai tregoi se “Qëllimi i armikut ishte ky, prekja dikond këtij, edhe bovaki ai që e ka ba nuk e di, se shqiptar u kanë ai që e ka ba ato, s’ka mujtë me kanë serb, por ne e kemi ditur që një skenar mund të zhvillohet më tutje, që dhimbjen tonë familjare me kthy në një kthim”.
Ai më tutje tregoi se “ishte mobilizim i madh atë kohë, Presidenti Rugova e shpalli ditë zie, ndërsa gjithë Dukagjini u mbushë, të gjithë me armë në shokë ishin në varrim e të gjithë ishin të gatshëm për të marrë hak, mjaftojke vetëm ne me shpreh një idhnim, por ne kemi thënë që jo, nuk lejojmë që të pësojë më ndonjë njeri i Kosovës”.