fbpx
Lajme

Haradinaj premton veprime konkrete për zbardhjen e rastit ‘Dehari’

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim në zyrën e tij prindërit e Astrit Deharit, i cili vdiq një vit më parë në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Haradinaj tha se është i interesuar për zbardhjen e këtij rasti dhe theksoi se premtimet e dhëna për rastin në fjalë shumë shpejt do të kthehen në veprime konkrete.

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Në takimin me prindërit e Astrit dhe Arbnor Deharit, Xhemile dhe Avni Dehari, bashkëbiseduam për koordinimin e veprimeve të mëtutjeshme për zgjidhjen e çdo paqartësie rreth rastit tragjik të Astrit Deharit.

Premtimi im për ndriçimin e rastit të Astritit, pas një kohë të shkurtër do të zëvendësohet me veprime konkrete, gjithnjë në konsultim me familjen Dehari.

RH

Aktivisti i VV’së, Astrit Dehari, kishte vdekur në rrethana ende të pasqaruara  përfundimisht në qelinë e Qendrës së Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016.Dehari po mbahej aty si i dyshuar për sulmin me mjet shpërthyes kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës që kishte ndodhur në gusht të vitit 2016.

I ndjeri Astrit Dehari dyshohej për sulmin terrorist me zollë në ndërtesën e Kuvendit. Për këtë çështje po vazhdon gjyqi edhe për pesë aktivistë të tjerë të këtij subjekti politik.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close