Haziri: Ministrat e Qeverisë Kurti janë në listë të zezë për viza amerikane
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri thënë në një intervistë për Reporterin se Kabineti i Qeverisë Kurti ishte në listë të zezë sa i përket vizave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka thënë se nuk kanë porositur SHBA-të që të rrezohet Qeveria, por ka folur për humbjen e besimit.
“Në momentin që një qeveri e humb besimin te Qeveria amerikane në veçanti, në Kosovë nuk e zë nata. Ose nuk e çelë mëngjesi, nëse e çelë. SHBA nuk thotë me e rrezu Qeverinë, sepse ajo është ndërhyrje në punët e brendshme një shteti sovran. Nuk nodhin ato. Nuk guxon askush me fillu me e laku qëndrimin amerikan karshi Kosovës në këtë raport. Por, me vetë faktin se t’i ngrinë fondet, t’i vendos ministrat në listë të zezë, që nuk marrin viza, nuk mund të marrin viza udhëtimi për Amerikë”.
“Gjithë kabineti ka qenë, është nën kufizime. Nuk mund të lëvizin. Natyrisht, edhe ai kabineti i kaluam ka qenë në të njëjtën mënyrë. Nuk mund të qarkullojnë”, ka thënë ai për Reporteri.net.
“Nuk mund të komunikon me SHBA-në ashtu siç don ti nëse nuk ka koordinim të politikave dhe angazhimeve konkrete. Janë ngri fondet e Mileniumit, janë ngri disa fonde tjera dhe kjo ka qenë e mjaftueshme me tregu që këto raporte nuk janë mira”, ka deklaruar Haziri. /Reporteri.net/.