Haziri: Po negociojmë me VV’në, Thaçi të pres
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri nuk ka treguar se a do të ketë sot takimi në mes liderit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, por që tha se pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, është imponuar një situatë e re e cila kërkon durim që bisedimet të shteren deri në atë fazë sa të dy palët ta arrijnë një marrëveshje.
Ai tha se ekipet e të dyja partive janë duke punuar në arritjen e një koalicioni qeverisës.
Haziri tha se janë duke u diskutuar të gjitha opsionet pas situatës së krijuar më 26 dhjetor, kur Glauk Konjufca i LVV-së është zgjedhur në krye të Kuvendit të Kosovës.
Sa i përket letrës së presidentit Thaçi dërguar LVV-së rreth dërgimit të emrit të mandatarit për kryeministër, Haziri tha se presidenti duhet të pres derisa t’i shkojë emri sipas procedurave.
I pyetur se a do të kërkojë LDK që pozita e kreut të Kuvendit të rinegociohet, ai tha se marrëveshja duhet të shihet si pako dhe si e tillë duhet t’i definojë përgjegjësitë.
Kurse, i pyetur se kur do të nënshkruhet marrëveshja, Haziri u shpreh se ajo është përgjigje 1 milion dollarëshe.