fbpx
Lajme

Kimete Berisha: Në Njësinë Speciale secili më i trashë se tjetri, m’u kërrusë nuk mujshin

Shkruan: Kimete Berisha

Njësia speciale ishin tubu krejt në një arë dhe shikonin me vëmendje nëpër tokë, thuajse ju kahumb myhyri.

Secili më i trashë se tjetri, m’u kërrusë nuk mujshin, se ju kërcet shlitzi, por ama zhag, krejt tubë, kishin pritur të çel sabahu për ta kërkuar vrasësin në vendin e krimit.Kishte edhe të atillë që shikonin kah qielli dhe kah lisat, se nuk përjashtohet mundësia që vrasësi ka mujt me u ngjit nëpër degë.

Kuptohet që vrasësi ka mujt me lënë ndonjë gjurmë, ama këto pamje të policiëve që e kërkojnë vrasësin mes fijeve të barit, tregojnë më së miri pse këtu asnjë vrasje nuk zbulohet. Së paku mos i incizoni m’i pa populli.

Dhe mirë që policët nuk e bën shqiponjën para kamerave, qysh e kanë zanat. Në anën tjetër, Ramushi e shfrytëzoi të pamen e fëmijëve për t’ua uruar të gjithëve festën e flamurit.Kurse, Sveçla që u mësua t’i shfrytëzojë popullin si policë të komunikacionit, ta spiunojnë njëri-tjetrin në trafik,krejt ymydin e ka te populli dhe te ‘morali’i vrasësit.

Sjellja e Sveçlës është çmenduri. Pendim nga vrasësi mund të lyp kisha e xhamia, por jo policia.Është guxim i madh të jetosh në Kosovë. P.S. Dhe, le të mbajnë dietë. Polici duhet me qenë i hollë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close