fbpx
Lajme

Hoti: Çdo ditë i shajmë krerët e UÇK’së, por në luftë morën pjesë 1% e popullit

Shkruan: Shkodran Hoti

Ne jemi popull që e lartësojmë UÇK’në, e përkujtojmë luftën me këngë patriotike e çdo ditë i shajmë krerët e luftës/UÇK’së.

Argumenti është që lufta nuk është e individëve, por e popullit. Tjetri argument thotë se ne i respektojmë për luftën, por jo për pasluftën.

Fakt që ëmblema e UÇK’së nuk i takon veç një individi, por as krejt popullit. Sepse lufta me të cilën sot krenohemi, i ka pasë të përfshirë diku maksimalisht 25.000 ushtarë apo 1% të popullit.

Ndërsa sa i përket “respektit sezonal”, paslufta nuk do të ekzistonte pa luftën. Prandaj, ne mund të jemi kritikë për individë (vese apo vepra të tyre), por nuk mund ta hedhim poshtë qenien e tyre sikurse ata kanë marrë fund në një moment (sapo është kryer lufta).

Ka edhe nga ata që luftën e shohin veç kontribut të atyre që kanë rënë tashmë si dëshmorë. Pa dyshim askush nuk e ka të vështirë t’i respektojë ata. Veçse druaj që respekti do të ishte i njëjtë për ta sikur të ishin gjallë. Nuk po flas po të ishin të rreshtuar tek një parti politike sepse epilogu do të ishte krejt i qartë.

Kështu që ose e respektoni luftën ose jo. Ama me të gjithë të përfshirët në të dhe të metat e saj. Çdo gjë tjetër është patetizēm e hipokrizi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close