fbpx
Lajme

Hoxhaj: Edhe Haradinaj edhe Kurti u frikësuan nga dialogu dhe s’morën përgjegjësi

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se kryeministri i shkarkuar Albin Kurti nuk ka pasur guxim të marrë përgjegjësi për dialogun nën pretekstin se epilogu i marrëveshjes mund të jetë shkëmbimi i territoreve.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, ka qenë e qartë sa i përket idesë së shkëmbimit të territoreve, ku ka thënë se kjo nuk do të oshte zgjidhje.

Madje, Hoxhaj thotë se shkëmbimi territorial nuk është agjendë as e Presidentit Thaçi e as e askujt në Kosovë.

Ai, ka thënë se edhe kryeministri i kaluar, Ramush Haradinaj, edhe tani Albin Kurti, iu kanë frikësuar dialogut dhe nuk kanë marrë përgjegjësi, nën pretekstin se epilogu i marrëveshjes mund të jetë i tillë dhe kështu i kanë ikur atij.

“Ne si Parti Demokratike e Kosovës, kemi qenë të qartë dhe mbesim në qëndrime të njejta se për ne shkëmbimi territorial nuk është zgjidhje dhe mendoj që në 2020 kjo nuk është agjendë as e Presidentit Thaci dhe e askujt në Kosovë, por të gjithë ata që i frigohen dialogut, të gjithë ata që realisht nuk kanë pasur guxim që të marrin përgjegjësi për dialog, qoftë aktualisht kryeministri Kurti apo në të kaluarën kryeministri Haradinaj, nën pretekstin se epilogu i marrëveshjes mund të jetë ketu, realisht kanë bërë përpjekte që t’i ikin dialogut si i tillë’, ka thënë mbrëmë Enver Hoxhaj për televizionin shqiptar Ora.

“Qasja jonë është se ne do të duhej të dialogojmë më Serbinë, do të duhej të negociojmë më të mirën e mundshme për Kosovën dhe ta shohim se cili do të jetë rezultati final i marrëveshjes dhe pastaj i takon Kuvendit të Republikës së Kosovës që t’i thotë ‘po’ apo ‘jo’ një një marrëveshje të tillë.”, ka shtuar tutje deputeti Hoxhaj.

Ai, gjithashtu tha se promovimi i frikës si politikë në raport me dialogun e ka dëmtuar shumë Kosovën.

“Mendoj që për Kosovën është shumë me rëndësi se pas 12 vitesh që nga shpallja e pavarësisë, vërtetë ta jetësojë anëtarësimin e saj në OKB. Ne mund ta arrijmë një gjë të tillë, nëse dialogu Kosovë-Serbi e marrim seriozisht, nëse e arrijmë një marrëveshje që i përmbush kërkesat dhe pritjet e Kosovës dhe këtu nuk dua të them se duhet ta pranojmë një marrëveshje të keqe dhe kështu ta ngrisim flamurin e Kosovës në OKB si shtet Sovran dhe i pavarur.”, ka thënë ish-ministri i jashtëm, i cili në qeverinë e kaluar ishte zëvendëskryeministër.

Hoxhaj, tha se tema e dialogut e tejkalon përgjegjësinë që mund ta ketë një qeveri ndaj tij.

“Unë gjithmonë e kam pa dialogun Kosovë-Serbi si një lloj fundi i historisë në Ballkan, fundi i armiqësisë jo vetëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe si fundi i armiqësisë së shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan në këto 250 vitet e fundit. Në këtë drejtim, ne nuk do të duhej të humbim kohë, por duhet të kemi qartësi dhe guxim, dhe duhet ta arrijmë një marrëveshje e cila është në përputhje me pritjet që ka Kosova që të jetë shtet anëtare e OKB-së.”, ka potencuar Hoxhaj.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close