Lajme
Humb jetën ushtari i KFOR-it në Prishtinë
Ka humbur jetën ushtari i KFOR-it në Prishtinë.
Një ushtar gjerman i KFOR-it, është gjetur i vdekur në mëngjesin së hënës në Prishtinë.
Sipas Bundeswehr.de, shkaku i vdekjes ende nuk dihet por supozohet se mund të jetë vdekje e natyrshme.
Një ekip është duke hetuar rrethanat që kanë quar deri te ndarja nga jeta e ushtarit gjerman.
Ndërkohë ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve.