fbpx
Lajme

I burgosuri politik: Sikur mos të ishin lushtakët, nostalgjikët jugosllav do të na gëlltisnin

Shkruan: Gani Neziri / veprimtar politik

PËRBESË, NUK MË PËLQEN SJELLJA E LUSHTAKËVE QË I NJOHIM, POR…!

Sikur të mos ishin lushtakët këta që janë, “të papranueshëm për mua”, jam ardhë në përfundimin se, anti-UÇK-istët titist, nostalgjikët jugosllav kishin pasë me na gëlltitur pa pardon. S’kishin pasë me lënë gurë pa lëvizur dhe ushtarë të UÇK-së pa përbuzur, nëpërkëmbur e poshtëruar.

-II-

Megjithatë, të nderuar lushtak, shteti ka norma që duhet respektuar pa kushte.

Ndërsa, ju nostalgjikët e Titos ju fara e dreqit, le që në kohën e Jugosllavisë na keni spiunuar e burgosur, na keni ndjekur e përndjekur, na keni marrë lirinë e lumturinë, por, sëpaku tani rrini urtë e butë, kujtoni fajin tuaj për të cilin ju kemi falur pa na kërkuar falje. Mos na trazoni edhe sot që t’a jetojmë pak jetë të mirë lirie edhe ne.

As unë nuk dakordohem me listën e “veteranëve të rrem” por, ju nuk keni të drejtë të poshtroni e shantazhoni në emër të kësaj edhe luftëtarët e vërtetë të lirisë.

Kjo është krejt njësoj, sikur që nuk duhet prerë edhe gishtin e dorës pse nën thua ka papastërti.

Desha të them; pajtohem për pastrimin e ndytësirës nën thua, ose pastrimin e listës nga mashtruesit, por, nuk pajtohem me prerjen e gishtit dhe as me shantazhin material të luftëtarit të lirisë.

Edhe në drejtësinë gjyqësore ndodhë që të lirohen nëntë fajtorë real vetëm të mos dënohet një i pafajshëm brenda tyre.

G.N.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close