fbpx
Lajme

I mbijetuari i masakrës së Dubravës: Më torturuan 4-5 orë dhe më pyesnin për Kadri Veselin

I mbijetuari i masakrës së Dubravës Bislim Zogaj, ka treguar ekskluzivisht se si ishte burgosur, si ishte malltretuar dhe cilat ishin pyetjet që i bëheshin nga hetuesit e aparatit gjenocidal të Serbisë, transmeton Epilogu.

Ai tregon se pas arrestimit, ishte malltretuar shumë, por që asnjëherë nuk ishte thyer shpirtërisht. Ai tregon se vazhdimisht ishte pyetur për Kadri Veselin. Ai tregon për gazetaren se me Kadri Veselin ishte takuar në 1996, por që realisht nuk e njihte me emër.

Ai gjithashtu tregoi se ishte takuar me Xheladin Gashin – Komandant Plakun dhe Kadri Veselin, por ky i fundit nuk e kishte treguar emrin. Pasi kishte shkuar Kadri Veseli, ai e kishte pyetur Plakun se kushte ishte ky ngase i kishte lënë shumë përshtypje për guximin, vendosmërinë dhe vizionin e tij, por që Plaku i kishte thënë “nuk dij kurgjo”.

Bislim Zogaj tregoi se ishte torturuar 4-5 ore nga sigurimi shtetëror serb dhe ishte pyetur “A e njeh Kadri Veselin”?, ai iu kishte përgjegjir se as idenë nuk e kam për kënd e keni fjalën. Ai shprehet se aq shumë e kanë torturuar sa që shokët e burgut nuk e kishin njohur aq shumë ishte i malltretuar dhe shokët e burgut filluan të qajnë nga malltretimet ndaj tij. /epilogu/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close