fbpx
Lajme

Ilegalitet i thellë, si u njoftua Zahir Pajaziti për burgosjen e Nait Hasanit, roli i Ali Ahmetit e të tjerëve

Bedri Islami – ish kreu i LPK-së kishte sjellur detaje ekskluzive për grupet ilegale të kohës, por edhe për vrasjen e Heroit Zahir Pajaziti dhe shokëve të tij. Ai kishte treguar se si ishte informuar Zahir Pajaziti për arrestimin e mikut të tij z. Nait Hasani.

Linja jashtë Kosovës ka pasur këtë rrjedhje: Informimi i parë, Xheladin Gashi, njeriu i parë në strukturat e luftës që mëson arrestimin, pastaj Azem Syla – Xhavit Haliti – Ali Ahmeti – Ismet Abdullahu (njeriu i Zahirit, jashtë strukturave të luftës) dhe nga ky i fundit në Kosovë, në një adresë të paditur për të tjerët. Sipas dëshmive, deri tek Ismet Abdullahu linja ka funksionuar, më tej asgjë nuk ka qenë e verifikueshme. Pra, në linjën jashtë Kosovës, për të arritur lajmi tek Zahiri është dashur të kalojë, më së paku, përmes 6 kanaleve, ose përmes 6 stacione të dy linjave, të dy kanaleve të ndryshme.

Rrugë e gjatë. Në pasditet e fundit të janarit 1997 kjo rrugë do të ishte edhe më e gjatë se zakonisht. Në ditën e 31 janarit 1997, rreth orës dymbëdhjetë, në takimin e tij të fundit me shokët, sipas dëshmisë së Isak Shabanit, i gjykuar dhe dënuar më pas me dhjetë vite burgim, në të njëjtin gjykim me Nait Hasanin, Zahiri i informoi se “ishte burgosur një shok i tij me shumë rëndësi, por nuk besoj se do të rrezikohemi, pasi është një njeri shumë i vendosur”.

Pastaj ai urdhëroi disa nga shokët e tij, mes të cilëve edhe Ilir Konushevcin, të cilët kishin marrë pjesë në atentatin e organizuar ndaj rektorit të dhunshëm serb të Universitetit të Prishtinës, që të kalonin në ilegalitet të thellë, të paktën për disa kohë. Ai shkon edhe më tej se kaq, duke u caktuar edhe disa nga bazat ku do të strehoheshin. Nuk duhet harruar se është data 31 janar dhe kishte tashmë shumë ditë që kishte filluar vala e madhe e arrestimeve. Pra, për të gjithë pjesëtarët e Grupit Operativ të Llapit, sidomos të njësiteve të saj në Prishtinë, posaçërisht të njësitit “Kobra”, ishte e qartë se ngjarjet po zhvilloheshin me shpejtësi dramatike dhe se ishin para një goditje të ndjeshme të pushtetit serb. Ajo që nuk pritej, sepse kishte qenë e pabesueshme, do të qëndronte në vrasjen e Zahirit.

Pa asnjë dyshim, në vetëdijen e tyre, Zahiri kishte qenë i paprekshëm. Ndërsa Edmond Hoxha ka ditur për arrestimet masive që po ndodhnin, sidomos në radhët e lëvizjes studentore. Duke qenë vetë student, për më tepër i organizuar në lëvizjen ilegale, ai ka ditur më shumë se kaq. Edmondi, sipas dëshmisë së motrës së tij, ka ditur dhe e ka pritur se fushata e arrestimeve do të shtrihet më tej në lëvizjen studentore. Ka ndjerë rrezikun e arrestimit të tij, është përpjekur të shoshitë dhe të marrë informata për gjendjen e krijuar në Junik dhe në Prishtinë. Në të njëjtën kohë ka qenë i vetëdijshëm se mund t’i ndodhte të vritej.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close