fbpx
Lajme

Ish-inspektori i AKI-së: Pas takimit me shefin e CIA-s, Sveçla nuk do të kap më brushën e të inspektojë Urën e Ibrit

Nacionale: Cili mund të jetë ndikimi i kësaj vizite? Mund të pritet ndonjë ndryshim i qëndrimit të Qeverisë Kurti në raport me veriun, për çka është kritikuar nga ShBA-ja?
Ramadani: Kosova nga e premtja nuk është më e njëjta – populizmi vdiq! Burns vrau populizmin. Nëse ky popullizëm do të tentojë të rikthehet, atëherë ideatorët dhe realizuesit do të jenë në telashe!
Pas vizitës së Burns, jo vetëm për veriun, por në për krejt fushat tjera do të largohet narrativi popullist. Nuk do të ketë më ‘tupanxhinj’ të pushtetit që fyejnë e konfrontohen me ShBA-në dhe NATO-n. Gishtat e vet do të mundohen t’i hanë prej pendimit!
Idiotët e Dobishëm nuk do të ndizen çdo ditë, sepse:

• Nuk do të dëgjoni më “Kosova u shkatërrua 20 vjet”!

• Nuk do të dëgjoni më “Amelika, Amelika”!

• Nuk do të dëgjoni më “kemi mospajtime me bashkësinë ndërkombëtare, por ne jemi shtet sovran”!

• Nuk do të dëgjoni më “me KFOR e pa KFOR, me NATO e pa NATO ne do të bëjmë kështu e ashtu…”!

Përkundrazi, do të dëgjoni e lexoni sa mençurisht Komunikimi Strategjik do të rikthehet aty ku ka qenë për gati 20 vjet:

• Kosova është storie e suksesit që nga çlirimi

• Partneriteti me SHBA është garanca e sigurisë sonë

• Kosova është e bekuar me partneritetin me SHBA

• Kosova është partner i pazëvendësueshëm i SHBA

• Partneriteti me SHBA është i shenjtë

• Kosova koordinohet ngusht dhe aktivisht me SHBA

• Kërkesat e SHBA janë miqësore

• Asnjëherë SHBA nuk na ka lënë vetëm

• Mbështetja e SHBA është ekzistenciale për sigurinë tonë

• Kosova është konstruktive, ne po i bëjmë detyrat tona të shtëpisë!

Lidershipi i shtetit nuk do të guxojë më të bëjë aventura taktike, pa strategji dhe pa bashkëplanifikim. Ministri ‘amanetxhi për kufirin’ nuk do të kap më brushën e të inspektojë Urën e Ibrit, si dhe nuk do të shkelë më autonominë operacionale të Policisë! Po të mundnin, lidershipi i shtetit do t’i zhbënte disa vendime e veprime që ka bërë nëpër institicione dhe fushën e sigurisë, por pak vonë për këtë. Sidoqoftë, kanë edhe pak muaj kohë që të dëshmojnë se do të ndalin përkeqësimin dhe kapjen e institucioneve të sigurisë e të diplomacisë që është dukshëm e evidentueshme! Uroj që kështu të del – gjithsesi nëse kanë mësuar nga gabimet strategjike këta tanët!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close