fbpx
Lajme

Ish këshilltari i Thaçit: Kurti ka emëruar dje tre zv.ministra të Listës Serbe, përtej detyrimeve kushtetuese

Adil Behramaj, ish këshilltari i Presidentit Thaçi ka reaguar ndaj emërimit të tre zv.ministrave nga Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti. Ai ka thënë se të tretë janë njerëz të Listës Serbe.

Ja postimi i tij i plotë:

Tani po thonë që Albin Kurti nuk ka marrëveshje me Listën Serbe. Përtej detyrimit kushtetues, ai dje i paska emëruar zëvendësministra të Qeverisë së Kosovës edhe tre njerëz të tyre. Tihomir Dimiq i emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ishte anëtar i strukturave paralele të Fushë Kosovës me vendim të Qeverisë së Serbisë. Ksenija Bozhoviq e emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë, dikur politikane e afërt me Oliver Ivanoviqin, pas vrasjes së tij i është bashkuar Listës Serbe.Edhe Enes Goran, i emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, gjithashtu është i afërt me Listën Serbe.Emilia Rexhepin e ka për t’ia menaxhuar marrëveshjet e fshehta me Listën Serbe.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close