fbpx
Lajme

Ish-këshilltari i Trump e pranon se i ka gënjyer agjentët e FBI-së

George Papadopoulos, ish-këshilltar për politika të jashtme në fushatën presidenciale të Donald Trumpit, është deklaruar i fajshëm për dhënien e deklaratave të rreme kur ishte marrë në pyetje nga agjentët e FBI-së në lidhje me përzierjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale 2016 në SHBA.

Ai bëri deklarata të rreme para agjentëve më 27 janar, raporton New York Post.

Papadopoulos para tri jave e pranoi fajin në kuadër të një marrëveshjeje me prokurorin special Robert Mueller.

Një hetimi i udhëhequr nga prokurori special, Robert Mueller, është duke u zhvilluar për të gjetur nëse ka pasur lidhje mes Rusisë dhe fushatës së Trumpit gjatë zgjedhjeve presidenciale në nëntor 2016.

Të dy palët e mohojnë se ka pasur bashkëpunim të fshehtë.

Ekipi hetues i Mueller besohet t’i ketë marrë në pyetje gjerësisht disa zyrtarë aktual dhe ish-zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, në kuadër të këtij hetimi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close