fbpx
Lajme

Ish kreu i LPK-së: Kam folur me prokurorin që e hetoi rastin e Ahmet Krasniqit, emri s’ka lidhje me UÇK-në

Ish kreu i LPK-së z. Bedri Islami ka folur për herë të parë në një dokumentar të RTSH-së për komunikimin e tij me prokurorin i cili e kishte rastin e Ahmet Krasniqit.

Ai ekskluzivisht tregoi se “unë kam folur me prokurorin i cili e ka hetuar çështjen, është dhënë një emër i cili nuk ka asnjë lidhje me UÇK-në, z. Sali Berisha ka thënë se unë i dij vrasësit por nuk i ka dhënë emrat, por për një gjë të garantoj me sigurinë më të madhe, nuk është vepër e UÇK-së, shërbimi sekret serb në momentin që devijon nga rruga të eleminon pa problem…”

Ai tregoi poashtu se “atë natë është dekoruar Tahir Zemaj dhe Tahir Zemaj ka munguar në darkën e dekorimit, dhe veprimi e bën një veprim kur ka një interes, gjithmonë pyetet pas një akti të rëndë se kush përfitoi nga kjo, ne nuk përfituam gjë nga kjo, sepse ajo që u munduam ta shmangim në mënyrë aksionare, që mos të luftojmë njëri-tjetrin, pastaj ju vendos UÇK-së e vrau UÇK-ja e kjo na kushtoi në Kosovë sepse grupi që ishte i lidhur me Ahmet Krasniqin por duan UÇK-në u tërhoqën”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close