Lajme
Ish kreu i LPK-së: Rugovës i kemi thënë të njohim si President, ngritëm një strukturë me Hyzri Tallën për ta ruajtur Rugovën
Lufta e fundit e Kosovës, vazhdimisht është pjesë e debateve shoqërore dhe publike.
Në një dokumentar të RTSH-së, ish kreu i LPK-së, Bedri Islami, ka folur për vrasjet të cilat kanë ndodhur gjatë dhe pas luftës, duke mohuar kategorikisht se këto janë kryer nga UÇK-ja.
Ai, ekskluzivisht ka treguar se si UÇK kishte ngritur një strukturë me luftëtarin e UÇK-së, tani dëshmor i kombit, Hyzri Tallën, për ta ruajtur presidentin Ibrahim Rugova.
“Duhet ta dijnë shqiptarët, ne kemi pas ngritur një strukturë të veçantë me Hyzri Tallën e shkretë për të ruajtur Rugovën, se kishim frikë se do ta vrisnin Rugovën e do na lënë fajin neve, ne kemi patur kontakte me Rugovën, i kemi thënë të njohin si president,” ka treguar Bedri Islami për RTSH-në.