fbpx
Lajme

Ish kryeministri i Rusisë: Ibrahim Rugova menjëherë filloi të fliste për gjenocidin e popullit shqiptar

Në librin ”Prapaskenat e Kapitullimit të Millosheviçit”, kujtime nga Çërnomërdin – Talbott, dy negociatorët kryesorë të Marrëveshjes së Kumanovës nga Rusia dhe SHBA, ishte përmendur takimi i negociatorit rus me Presidentin e ndjerë z. Ibrahim Rugova.

Çfarë ishte Ibrahim Rugova, politikan, shkrimtar apo publicist? Rreth gjashtëdhjet vjeç, me flokë të rrallë dhe një vështrim të shqetësuar, mbante të lidhur fort një shall jo serioz, të çuditshëm, alla studentesk. Arsyetimet e tij ishin mjaft të hallakatura. Fraza të përgjithshme për pavarësinë e Kosovës. Kjo është e kuptueshme. Autonomi më të gjerë. Në përmasa më të mëdha, por sa më të mëdha. Gjatë gjithë historisë së fundit, krahina e Kosovës, kishte fituar pavarësi gjithnjë e më të madhe, autonomi të plotë, por separatistët vendas bëheshin gjithnjë e më të pangopur“, tregonte negociatori rus.

Më tutje ai e përshkroi Rugovën duke thënë se “I. Rugova dukej i dërrmuar. Një njeri i demoralizuar, i përballur me fatkeqësi të padëgjuara për popullin e vet. Atë, sigurisht, e shqetësonte pyetja se, kur më në fund do të ndërpritet lufta, cilat janë shanset për normalizimin e mëvonshëm? Si përfaqësues i pjesës më të madhe të popullit të vet, ai dëshironte që të ndalohej menjëherë gjakderdhja. Ai mendonte se duhur ulur në tavolinën e bisedimeve me Millosheviçin, por menjëherë filloi të fliste për gjenocidin e popullit shqiptar. Në tërësi na krijoi përshtypjen e një njeriu të brengosur, që dukej haptazi se nuk dinte ç’të bënte“.

Pjesa e plotë:

Duke qenë akoma në Bon, mora vesh, se ka mundësi të takohem me liderin e shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugovën. Pozicionin e shqiptarëve, pikëpamjet dhe kërkesat e tyre unë i njihja mirë dhe zor se do të dëgjoja ndonjë gjë të re. Megjithatë, vendosa ta dëgjoja përfaqësuesin e tyre. Rugova, i cili, siç ishte e njohur, i përkiste krahut të moderuar të lëvizjes separatiste, kishte shkruar negociatori rus.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close