fbpx
Lajme

Ish kryeredaktori i botës sot: Adem Salihaj trego pse e plagose veten, a i more 200 mijë euro për t’u bërë zv.kryeministër

Shkruan: Rexhep Kastrati / ish kryeredaktor i botës sot dhe mbështetës i madh i ish Presidentit të ndjerë z. Ibrahim Rugova.

ADEM SALIHAJ, A ËSHTË E VËRTETË SE PËR T’U BËRË ZËVENDËSKRYEMINISTËR KE PAGUAR 200 MIJË EURO?

Adem Salihaj ka vazhduar në stilin e Nazim Bllacës të ndërtojë historira të ndryshme, por kurrë nuk i ka treguar opinionit si dhe pse e plagosi veten. Dhe në vend të kësaj, tash thotë se paska qenë njeriu më i afërt i presidentit Rugova. Dhe që nga kalimi i presidentit Rugova në amshim, edhe të tjerë kanë thënë se kanë qenë njerëzit më të afërt të tij. Por një gjë dihet botërisht: njerëzit e afërt të presidentit Rugova (kuptohet pos familjarëve të tij) shumica nuk rrojnë më: Fehmi Agani, Xhemail Mustafa, Enver Maloku, Nekibe Kelmendi… Prandaj, marre duhet t’ju vijë të gjithëve që mundohi të mbuloni veten me aureolën shkëlqyese të presidentit Rugova! Marre që nuk po e leni shpirtin e tij të qetë edhe në amshim! Dhe kjo jo që nuk ju bën nder, por ju tregon se nuk keni vlera personale me të cilat do të mund të dilnit në opinion me faqe të bardhë dhe keni nevojë për lavdinë e presidentit Rugova, sikurse shefat e Nazim Bllacës, Naim Miftarit e të tjerëve, për lavdinë e UÇK-së. Se është kështu dëshmon edhe fakti se pas rikthimit në LDK, u fute në garë për kryetar të Ferizajt në rrethana shumë të volitshme, pasi kryetari i gjeratëhershëm nga radhët e PDK-së, z. Xhemajli ishte larguar nga posti i kryetarit pas dënimit të tij nga gjykata. Dhe, edhe pse ishte moment i volitshëm, ti jo që nuk fitove, por as i dyti nuk dole. Mezi dole i treti. Një tjetër çështje që duhet të sqarohet: a është e vërtetë se për postin e zëvendëskryeministrit ke paguar 200 mijë euro?

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close