fbpx
Lajme

Ish kryeredaktori i Botës SOT: Si e shpalli ky medium një dëshmitar të vdekur, ai ishte gjallë

Rexhep Kastrati, ish kryeredaktori i mediumit bota sot, kishte dhënë dorëheqje nga ky medium kohë më parë, duke akuzuar disa gazetarë dhe themeluesin e këtij mediumi z. Xhevdet Mazrekaj. https://epilogu.com/dosja-dhe-pergjimet-sekrete-te-1998-bisedat-telefonike-mes-agjentit-serb-dhe-pronarit-te-botes-sot/

Ai vazhdimisht ka akuzuar eksponentë të caktuar të këtij mediumi, duke thënë shprehimisht se pikërisht Bekim Kastrati – tashmë i vrarë ishte cilësuar udbash sa punonte në këtë medium.

Poashtu, ai në një shkrim më të gjatë, kishte treguar se si ky medium i kishte publikuar pamjet e një çifti si foto të të vrarit, duke aluduar se personazhi në foto ishte dëshmitar i Gjykatës Speciale, por që realisht dytë ishin gjallë duke jetuar në njërën nga vendet perëndimore.

Ja pjesë nga shkrimi, me titullin “DY FJALË PËR ATA QË DUAN TË DIJNË SE SI FUNKSIONON “BOTA SOT”;

… Koha tjetër ishte plot me marrëzira, njëra ndër të cilat ishte edhe publikimi i një lajmi të pakonfirmuar se i vrari në Gllogofc ishte dëshmitar i Gjykatës speciale, e edhe më skandaloze, publikimi i një foto të një çifti si foto të të vrarit, ndërkohë që personat në foto ishin burrë e grua shëndoshë si molla në një nga shtetet perëndimore. Pas gjithë këtyre, dhe shumë të tjerave, nuk mund të pranoja që të vazhdonte të përdorej emri im si mbulesë. Naturisht se ka shumë për të thënë, por këto sa për të kuptuar kush do të kuptojë se çka zihet brenda “Botës sot”.


Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close