fbpx
Lajme

Flasin 4 ushtarë serbë për aksionin e Nasimit: Radoshi u qëllua në ballë, kufomat i gjetëm 30 metra poshtë vendit të luftimit

Një aksion special e kishte realizuar Nasim Haradinaj me katër shokët e tij ku njëri prej tyre tani është dëshmor i kombit. Planin, organizimin dhe mbikqyrjën e kishte bërë lokja nga Shqipëria Feride Hajdinaj e cila tani është mbi moshën 75 vjeçare. Bashkë me Nasimin ishte, Halil Demaj i Shqipërisë, Daut Zagragja tash dëshmor, Hysen Dreshaj, Esat Kadrijaj dhe Arben Hajdinaj.

Për këtë ngjarje kishin folur edhe disa ushtarë serbë që ishin plagosur. Po u sjellim dëshminë e më pastaj edhe videon e ushtarëve serbë për këtë aksion.

“Atë ditë kishim humbje shumë të mëdha, prandaj ishte dita më e vështirë e jetës time. Afër gjithë rrugës ishin pozicionuar forcat e UÇK-së. Sapo kaluam me pizgaueri e parë ishim në mes të projektilëve, edhe ne filluam të gjuajmë nga pizgaueri, por kur u afruam në vendin ku ishin të pozicionuara forcat e UÇK-së atëherë rafalet e UÇK-së na kapën që gjindeshim në pizgauer”.

Një ushtar tjetër ka treguar se “Radoshi që ishte afër meje u qëllua në lule të ballit, Dushaniqi që ishte pas meje u qëllua në gjoks edhe Lubisha u qëllua në dorë dhe gjoks”.

Ushtari i tretë serb i cili ishte plagosur ka treguar se “sa ishim duke vozitur për një moment u qëllova nga UÇK-ja dhe u rrëzova nga pizgaueri. Situata ishte e tillë që askujt nuk kam mundur t’i ofrojë ndihmë mjekësore, me rendësi ishte që të dalim nga ajo breshëri plumbash, e hodhëm Lubishën mbi Goranin e vdekur dhe filluam që të ikim. Pasi erdhëm në bazë lartë, e kuptuam se pranë të vdekurit Goran Ostojiqit ishin të vdekur edhe Dushaniq Dragan, Qeroviq Radosh, dhe ishin zhdukur dy ushtarë Stanqeqiq Sërgjan dhe Koja, pasi shkuam që ta pastrojmë terrenin, kufomën e gjetëm 30metra poshtë vendit të luftimit”.

https://www.youtube.com/watch?v=Z5_pZcRyyUk VIDEO e dëshmitarëve serbë e edituar nga një faqe tjetër e facebook-ut.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close