Islami rrëfen përplasjen e Zahir Pajazitit me Azem Sylën gjatë kohës së luftës, ky ishte mospajtimi i tyre
Ish-drejtuesi i LPK-së, Bedri Islami në pjesën e dytë të intervistës në emisionin “n’Demos” ka rrëfyer një përplasje që kishte ndodhur në kohë të luftës mes Zahir Pajazitit e Azem Sylës.
Ai ka treguar se përmes Qerim Kelmendit është mundësuar takimi mes tyre në dhjetorin e 1996, por që ai takim është shoqëruar me plot mllef.
“Zahir Pajaziti nuk ka qenë pjesë e LPK-së, por i gjithë grupi që e kanë shoqëruar atë kanë qenë në LPK, nuk ka qenë e domesdoshme me qenë pjesë e LPK-së që me qenë në hierarki, psh, Sylejman Selimi nuk ka qenë në LPK, por shokët e tij kanë në lëvizje. Në dhjetorin e ’96, Azem Syla është takuar me Zahir Pajazitin, ndërmjetës i takimit ka qenë Qerim Kelmendi, ky i fundit ka qenë edhe një ndër të parët që ka kërkuar që të filloj lufta. Takimi mes tyre nuk ka qenë miqësor, Zahiri ka qenë i mllefosur me gjithë atë që po ndodhtë në Shqipëri, ai e vuri re që në Shqipëri nuk ka një portë të hapur për UÇK-në, në anën tjetër as fondi “Vendlindja thërret” nuk po e kryente detyrimin e vet ndaj ushtrisë”, është shprehur Islami, përcjell GazetaDemos.
Sipa tij, debati kryesor mes tyre ma qenë se kush duhej ta udhëheqte luftën që po merrte përmasa të mëdha të organizimit në atë kohë.
“Zahiri ka qenë i bindur se lufta duhej të zhvillohej në Kosovë dhe se udhëheqja duhej të ishte në Kosovë, dhe këtu ka qenë debati kryesor me Azem Sylën, pra i ka thënë që nuk mund të urdhërosh nga jashtë për ato që do të ndodhnin brenda”, ka përfunduar Bedri Islami.