fbpx
Lajme

Berisha: Kurti ta udhëheq repartin e neuropsikiatrisë, i bëri shqiptarët për ‘lludnicë’

Shkruan: Kimete Berisha

Idiotet e regjimit të Kurtit!

1. Arbërie Nagavci i përshëndet mësimdhënësit e Gjakovës, për lojalitet ndaj regjimit të Kurtit dhe për tradhti ndaj Sindikatës së Arsimit.

Urimit të saj i bashkangjitet vilajeti i Podujevës, të cilët kanë dhënë shenja se do ta përqafojnë ‘tradhtinë gjakovare’!

Mitrovica, me Skënderaj e rrethinë është e pamposhtur sepse mësimdhënësit a atjeshëm nuk e kanë asnjë ministër nga Mitrovica.

Fatoni nuk numërohet si njëri sepse ende nuk e ka zgjidhur problemin që e ka me mbiemrin e tij.

Pecit nuk i besohet sepse nuk ka karakter. Nuk ka karakter sepse është shërbëtor fanatik i oborrit të Presidentes,

kurse, Presidentja dhe familja e saj janë arratisur nga oborri i këtij qyteti të përvuajtur.

Kryetari i Mitrovicës jugore është serioz, nuk i nxit mësimdhënësit ta përqafojnë tradhtinë ‘gjakovare’.

Pra, Shaban Polluzha karshi Fadil Hoxhës…

Këtë atmosferë armiqësore e ka krijuar regjimi i Albin Kurtit.

E ka krijuar skenën për inskenimin e Përçarjes së madhe.

2. Artane Rizvanolle ka dhënë urdhër që gjatë dimrit temperaturat në dhoma të jenë 19 gradë.

Do të punësohen zyrtarë që do t’i masin temperaturat nëpër dhoma (edhe të fjetjes).

Nëse inspektoriati i temperaturave e heton se një dhomë është ngrohur mbi 19 gradë-20 për shembull, e ka për detyrë t’i spërkat banorët apo zyrtarët e asaj dhome me ujë të ftohtë dhe ta hap dritaren derisa të bie temperatura për 1 gradë.

Artane Rizvanolli, që vuan nga fobia prej shqiptarëve, ka dhënë urdhër që shqiptarët të mos i pastrojnë duart me ujë të nxehtë gjatë dimrit.

Ky urdhër i saj nuk vlen për serbët e Veriut të Kosovës, të cilët regjimi i Kurtit i trajton si ‘popull i zgjedhur’!

3. Albin Kurti kështu e përkufizon kërkesën e mësimdhënësve:

‘O kryeministër, vëllau im, vëlla të kam, pashë Allahun – ami 100 Euro’.

Lypësi nuk ta cakton vlerën e mëshirës.

– Albin Kurti është si ato fëmrat: nëse ia lyp (një puthje) nuk ta jep.

Nëse nuk ia lyp e i thua: Puthjen tënde nuk e dua, mos ma jep – ajo ta jep puthjen me zor, të mbetet n’derë.

Prandaj, nganjëherë e nxjerr një interes kur e refuzon…jo kur e lyp…

këqyr konsultohuni me njohësit e fushës së kombinatorikave dhe manipulimit.

Sepse, dikush e ka mërzi me dasht.

E pata dëgiuar një herë një nuse duke u ankuar se ‘e do vjehrra shumë’. – Nerva po m’shkon, tha- një të dytën ‘nuse nuse, Zoti të ruajt’.

Urrejtja durohet më lehtë.

Mos ndoshta është më mirë me ndryshu strategiinë e grevës.

Nuk jam kësajde se ju kisha tfillu’.

Kryeministri… ta udhëheq repartin e neuropsikiatrisë!

I ka bërë shqiptarët për ‘lludnicë’.

P.S.

Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq,

Që dot s’po zgjohemi ne vallë ?…

Ca pika shiu ranë mbi qelq

Dhe unë për ty seç ndjeva mall.

– IK

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close