fbpx
Lajme

Ja marrëveshja e plotë për targat e nënshkruar në vitin 2016, “letërngjitësa të bardha”

RAPORTIM 2016:

Ministrja për Dialog Edita Tahiri ka njoftuar se sot në Bruksel është arritur marrëveshja rreth përdorimit të tabelave Kosovë-Serbi. “Marrëveshja për reciprocitet në tabela të automjeteve dhe heqja e tabelave ilegale u përmbyll sot”, ka thënë ajo, transmeton Koha.net.

Sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, pas njëmbëdhjetëorësh bisedime është përmbyllur marrëveshja për reciprocitetin në tabelat e automjeteve në mes të dyshteteve, Kosovës dhe Serbisë, njofton kumtesa nga Kryeministria, transmeton Koha.net.
Sipas kumtesës, ministrja Edita Tahiri, kryenegociatore në Dialogun e Brukselit, deklaroi se me këtë marrëveshje është vendosur parimi i reciprocitetit në tabelat e automjeteve në mes të dyja shteteve, që do të thotë se çfarë vlen për tabelat e njërit shtetet do të vlejë edhe për tabelat e shtetit tjetër si dhe kjo marrëveshje i jep fund përdorimit të tabelave “prova” të cilat njëanshëm ishin vendosur nga ana e Serbisë ndaj veturave me regjistrimin RKS të Kosovës.
Siç ka deklaruar Tahiri, kjo marrëveshje ishte arritur javën e kaluar dhe sot është rikonfirmuar edhe në dokumentin e shkruar të marrëveshjes.
Marrëveshja konfirmon nisjen e punës së zyrave të gjendjes civile dhe të Agjencisë për Regjistrim Civil në katër komunat veriore që do të realizohet në nëntor 2016. Këto zyra do të pajisin qytetarët e asaj pjese me dokumentet shtetërore dhe të gjendjes civile të Republikës së Kosovës, duke mundësuar që të konsolidohet ky aspekt i sovranitetit dhe shtetësisë së Kosovës në veri të vendit të munguar që nga fundi i luftës.
Bashkë me kumtesën në e-mailin e Koha.net, ka ardhur edhe teksti i marrëveshjes i përkthyer në gjuhën shqipe si dhe varianti i saj anglisht.
Ky është teksti zyrtar i Marrëveshjes dërguar nga Qeveria :
Aranzhimet lidhur me finalizimin e zbatimit të Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë të vitit 2011
Bruksel, 14 Shtator 2016
1. Palët janë pajtuar që të mbulohen pjesët relevante të tabelave respektive të automjeteve me dy letërngjitëse të bardha.

2. Ky sistem me letërngjitëse do të hyjë në fuqi me 15 nëntor 2016.

3. Infrastruktura administrative për lëshimin e të gjitha dokumenteve të nevojshme për regjistrimin e automjeteve me tabela të lëshuara nga autoritetet e Kosovës do të hyjë në fuqi në nëntor 2016.

4. Regjistrimi i të gjitha automjeteve me tabelat e lëshuara nga autoritetet e Kosovës (KS/RKS) do të fillojë më 15 janar 2017 dhe do të zgjasë për 12 muaj, në fund të së cilës periudhë do të ketë vlerësim nga të dy palët me ndërmjetësimin e BE-së.
5. Kosova do të zgjasë validitetin e tabelave KS për pesë vite në fund të së cilës çështja do të shqyrtohet nga të dyja palët (me ndihmën e BE-së nëse është kërkohet).
6. Përjashtimet nga taksat dhe detyrimet për regjistrimin e automjeteve do të garantohet nga Kosova në të njëjtën mënyrë sikurse në rastin e kaluar. Bashkëpunim i ngushtë dhe i shpejtë do të vendoset në mes të dyja palëve për të verifikuar pronësinë e automjetit.
7. Një fushatë informuese për tu`a shpjeguar banorëve të afektuar modalitetet për ri-regjistrim te automjeteve do të ndërmerret nga të dy palët dhe BE-ja. Diskutimet e mëtejshme mbi fushëveprimin dhe modalitetet e fushatës së lartë përmendur do të diskutohen në grupin për zbatim.
8. Tabelat e veturave që preken nga procesi i regjistrimit nuk do të afektohen nga sistemi i letërngjitëseve.
9. Për shkak të ndjeshmërisë ndërlidhur më pikat e lartë përmendura, palët janë pajtuar të që shqyrtojnë zbatimin e këtyre konkluzioneve në një interval kohorë prej tremuajsh.

Marreveshja tjeter per lirine e levizjes me leternjoftime e vitit 2011

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close