fbpx
Lajme

Vajza e dëshmitarit të EULEX-it: Babain tim të sëmuar kanë dashur ta mashtrojnë kundër grupit Drenica

Vajza e njërit dëshmitar të EULEX-it kishte dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Pa Rrotlla” të gazetarit Milaim Zeka. Ajo ishte shumë e mllefosur me qasjen e EULEX-it karshi prindit të saj.

Sipas zonjës në fjalë, e cila e ka dhënë intervistën me pamje të mbuluar – për t’u mos u identifikuar, EULEX ka insistuar t’i nxjerr llafe babait të saj kundër grupit Drenica edhe pse ai ishte i sëmuar dhe atë në gjendje të rëndë.

Ajo shprehet se “sikur ta dija që kanë ardhur për këtë punë, nuk do t’i lejoja të hyjnë brenda sepse kanë insistuar që babai im të deklarojë diçka që atyre iu shkonte për shtati”.

Ata gjithashtu i kishin ofruar edhe favore të ndryshme prindit të saj.

Më poshtë e keni videon dhe intervistën e saj të plotë:

https://www.youtube.com/watch?v=puyMViGfEnc

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close