fbpx
Lajme

Si kërkoi Specialja fakte në Serbi kundër Adem Jasharit, Hashim Thaçit e të tjerëve

Gazeta Infokus ka siguruar dëshmi ku dyshohet se Task Forca Speciale Hetuese në kuadër të speciales ka kërkuar dëshmi e fakte në Serbi kundër Hashim Thaçit, Sami Lushtakut, Rexhep Selimit e të tjerëve.

Në mesin e mijëra dokumenteve ekskluzive të siguruara nga Gazeta Infokus është edhe një letër që prokurori udhëheqës David Shëendiman kërkoi dokumnete në Serbi nga Vladimir Vukcevic ish-prokuror për krime lufte.


“Duke u nisur nga koordinimi i vazhdueshëm i zyreve tonë dhe takimi jonë i mbajtur më 1 qershor 2015, me respekt ju kërkoj që Zyra juaj të na furnizoj me kopje të rasteve që kanë të bëjnë me terrorizëm nga grupet e organizuara të armatosura të kryera nga shqiptarët e Kosovës në periudhën 1981-1999, duke përfshirë veprat penale të kapitullit XV në kodin kriminal të SFRY. Ne kërkojmë dokumentet në vijim:

padi

Gjykime, si të instancës së parë ashtu edhe instancës së dytë, duke përfshirë Gjykatën Supreme etj.

“Për më shumë, me mirësi ju kërkojmë nëse është e mundur që dokumentet e para duhet të jenë në lidhje me rastin KT nr. 139/96, gjykimi K nr. 37/97 gjykuar nga Gjykata e Distriktit të Prishtinës ndaj personave në vijim: Besim Rama, Idriz Aslani, Adem Jashari, Jakup Nura, Fadil Kadriu, Nuredin Lushtaku, Sahit Jashari, hashim Thaçi, Sami Lushtaku, Rexhep Selimi etj”, thuhet në këtë dokument që ka siguruar Infokusi./Gazeta Infokus/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close