fbpx
Rozë

Elifi guxon sërish me flokët, ja si duket aktorja

Tuba Büyüküstün është një emër shumë i njohur për publikun shqiptar, ndonëse ky i fundit e identifikon më së shumti me emrin e Elifit në telenovelën ‘’Diamantë dhe dashuri” dhe të Syhanit në ‘’Xhesuri dhe e Bukura”.

 Aktorja bukuroshe, e cila kohët e fundit është vënë në qendër të shtypit rozë turk ppër shkak të ndarjes nga martesa 6-vjeçare Onur Saylak dhe marrëdhënien me biznesmenin më të ri në moshë Umut Evirgen, ndodhet momentalisht në SHBA.

Ajo është aktorja e parë turke që ka marrë pjesë në jurinë e Festivalit Ndërkombëtar të filmit të Azisë, ku përveç prezantimit dinjitoz ka shkëlqyer edhe me look-un e saj të ri, i cili ka lënë gojëhapur të gjithë.

Në të vërtetë Tuba është shquar gjithmonë për stilin e saj të veçantë ku vëmendjen kryesore e kanë marrë flokët e dendur dhe të bukur. Por shfaqja e saj në rolin e Syrhanit me flokë të shkurtër do të mërziste jo pak fansat e saj që ishin mësuar ta shihnin gjithmonë trëndafilin e Turqisë me prerjen e saj karakteristike.

Lajm i mirë për të gjithë ju, Elif ka guxuar sërish me flokët dhe kësaj here duket thjesht rrëzëllitëse.

 

 

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close