Lajme
Ju kanë munguar ndonjëherë paratë në xhirollogari? Kjo është punëtorja e bankës që jua mori ato
Mendoi se nuk do të vërehet se po merr para, prandaj për plot një vit kështu edhe bëri.
Një punonjëse e një banke në Kosovë 12 muaj me radhë tërhoqi para prej klientëve të bankës në të cilën ajo punonte.
Tek dje, policia arriti ta arrestojë pasi u zu me “pelë për dore” në një bankë në Ferizaj.
“Me datën 25.10.2017, nga Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare zyrtare në një bankë, me dyshimin e bazuar se e njëjta në vazhdimësi gjatë periudhës njëvjeçare u ka tërhequr nga xhirollogaritë private vlera monetare të ndryshme klientëve të bankës. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”.