Kabashi: Prej marrëveshjeve të Hashimit tash i ka mbetur vetëm Zajednica
Gazetari Bekim Kabashi ka ironizuar me Kryeministrin Kurti për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në pranimin e dokumenteve. Ai ka shkruar se “Prej marreveshjeve t’Hashimit tash i ka mbete vec edhe Zajednica”.
Poashtu, gazetari Berat Buzhala ka shkruar në rrjetin e tij social në facebook, se “
Mos e harroni kurre: Ne vitin 2011, kur e kishte filluar dialogun teknik, Kosova dhe Serbia u paten pajtuar qe te njiheshin leternjoftimet.
A ka pase zvarritje ne implementim? Po ka pase. A po i perdore qeveria Kurti marreveshjet e kalume, te cilat i ka shajte, po eshte duke i perdore.
Fakte te hekurta.
Problemi eshte qe kjo qeveri eshte leshuar ne dialog teknik, qe mundet me zgjate me dekada, ne vend qe me u angazhu ne marreveshje perfundimtare.
Albini ka me provu me e shpalle edhe njehere pavaresine, edhe nje pjese ka me thane “eh, qitashte osht shpalle mire pavaresia”.
Pra, me marreveshjen e vitit 2011, Kosova dhe Serbia u paten marre vesh qe qytetareve me jau mundesi levizjen me leje te njoftimit. Nuk i paten pranu as atehere e as sot leternjoftimet si dokumente zyrtare qe i leshon nje shtet, por vetem si mundesi per udhetim. Sikur qysh e pranon Greqia pasaporten. Nuk ta njeh shtetin por ta njeh pasaporten.
Tash, Serbia ka pase vendose qe ne kufi, kur kalojshe me leje te njoftimit me e leshu nje dokument, qe eshte perdore per tranzit, qe do te thote me e dite ku po hyn e ku po del.
Kete mundesi e ka pase edhe Kosova, mirepo me sa e mbaj une ne mend me nje vendim qeveritar, per shkak te shqiptareve te Lugines nuk e ka implementu. Veturat kane qene problem, jo leternjoftimet.