Lajme
Kajtazi: Asistenti i Dimal Bashës i merr 600 euro, sa pjesëtari i FIT-it që ndodhet në front me serbët
Shkruan: Vehbi Kajtazi
Ta bejme situaten me te thjeshte: Asistenti/ia e Dimal Bashes e ka pagen 600 euro. Pjesetari i FIT-it qe ndodhet ne front me terroristet serbë e ka pagen 600 euro.
Para pese javesh keta djem mposhten Serbine ne nje perpjekje per ta pushtuar nje pjese te territorit te Kosoves. Secili prej tyre do te mund te kthehej ne arkivol. Do te shpallej hero. Do te krenoheshim edhe me shume me ta.
Sot, ata po protestojne para Qeverise se shtetit te cilin e mbrojten me jeten e tyre.
Per çka?
Per nje grime mireqenie.