fbpx
Lajme

Njësia Speciale Intervenuese e njohur si FIT e bojkoton presidenten në “Darken e Lamës”

Në qendrën e njësive speciale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë “Enver Zymberi”, nën patronatin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sivjet është organizuar “Dita e Falënderimeve” apo siç njihet ndryshe “Darka e Lamës”. Por, njësitet elitare intervenuese policare (NJSI) kanë bojkotuar organizimin për shkak të pakënaqësive lidhur me trajtimin e tyre nga Qeveria e Kosovës.

Njërën prej festave që organizohet tradicionalisht nga insitucionet kosovare prej vitit 2002, sivjet e kanë bojkotuar pjesëtarët e njësisë speciale intervenese, ndonëse presidentja Osmani e ka shtruar “Darkën e Lamës” në kampin policor në formë mbështetje për Policinë e Kosovës.

Burimet e Albanian Post brenda Policisë së Kosovës thonë se arsyeja e bojkotit të organizimit të sivjetmë është bërë pikërisht mbi shkakun se autoritetet qendrore kanë dështuar në plotësimin e kërkesave të tyre, posaçërisht pas përballjes me rrezikun në pjesën veriore të vendit të banuar kryesisht me serbë etnikë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close