fbpx
Lajme

Kajtazi pas dënimit të Gani Gecit: Nje shoqni totalisht e frikësuar, kurrkush nuk flet 

Gazetari Vehbi Kajtazi ka bërë një reagim pasi Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me 3 vite e 6 muaj burgim për ish-deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, i akuzuar për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në gusht të vitit 2014.

Kajtazi shtroi një pyetje në publik duke vënë në pah heshtjen e qytetarëve apo krerëve institucionalë karshi këtij dënimi ndaj Gecit.

Madje, ai tha se sot po heshtin edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bashkë me zëvendësin e saj, Blerim Sallahu.

“Nje shoqni totalisht e frikesuar. Kurrush nuk flet se si ka mundesi qe dikush te denohet me 3 vjet e gjysme per nje jete njeriu. Pse? Sepse secili ka frike se mund t’i ndodhe edhe atij e askush nuk e merr denimin meritor. Sot heshtin edhe “gardianet” e ligjit, Haxhiu dhe Sallahu”, shkroi ai me anë të një postimi në Twitter.

Mes tjerash, Kajtazi tha se tanimë i ndjeri, Ruzhdi Shaqiri ishte kriminel, ndërsa u shpreh se megjithatë shteti do të duhej të merrej me të dhe jo t’i merrej jeta.

“Nuk duhet te kemi frike nga askush, e as nga Gani Geci. Sot, apo neser kemi me vdek”, përfundoi Kajtazi.

Në anën tjetër, sipas aktgjykimit të shpallur më 4 qershor 2021, nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, Geci u dënua me 3 vite burgim për vrasje të kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore, kurse me 10 muaj burgim për armëmbajtje pa leje. Ndaj tij, u shqiptua dënimi unik prej 3 vite e 6 muaj burgim efektiv.

Kundër këtij aktgjykimi, ankesë në Gjykatën e Apelit kishin parashtruar Prokuroria Themelore në Mitrovicë, përfaqësuesi i palës së dëmtuar Sokol Dobruna dhe i akuzuari Gani Geci me avokatin e tij Ndrec Dodaj.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, kishte propozuar që lënda të kthehet në rigjykim ose të ndryshohet sa i përket pikës 1, në anën tjetër i akuzuari Geci dhe avokati i tij Dodaj, kanë propozuar që Geci të lirohet nga vepra penale e vrasjes. /PAPARACI/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close