Kajtazi: Qeveria Kurti përpos që s’po dijnë edhe po rrejnë, janë për çdo ditë me skandale
Gazetari hulumtues Vehbi Kajtazi në emisionin Debat Plus ka shprehur qëndrimin e tij kritik ndaj qeverisë Kurti, sidomos për nivelin e diplomacisë së Kosovës.
“Duhet me pranu se përfaqësim diplomatik më të dobët Kosova kurrë s’ka pasë. Diplomacinë na e kemi skandaloze. Nuk shitet qekjo ma me thanë na jemi pa skandale korruptive, t’i je për çdo ditë me skandale diplomatike…! Me këtë gjuhë që janë tu e ndjellë këta janë tu na kthy mbrapa, janë tu i cenu raportet, secili diplomat sot bënë hajgare me ta, këta more edhe po rrejnë, domethanë problemi është që po rrejnë, edhe s’po dijnë edhe po rrejnë, qysh shkon nëpër takime ti edhe del rren publikisht, e pate t’i një rast me Besnik Bislimin i cili është dashtë me i kfjellë këta edhe me thanë okej, nuk po bojka kështu, po u dashka me u koordinu, dhe deklaratat me qenë të sakta ose të koordinume, pra çka po thojmë – deklarata të përbashkëta. Jo mu qu me rrejtë. Ai ta përplas turive t’i thu m’fal se pasna rrejt pak, tash qohesh del rren apet atje (në Norvegji), kjo është shqetësuese. Dhe në gjithçka që janë tu ba, në gjithçka janë t’u ba dom“, është shprehur Vehbi Kajtazi.