fbpx
Lajme

Kajtazi: Ridvani nuk vjedh pa lejen e Rozetës, e Rozeta nuk e ka leju me vjedh pa lejen e Albinit

“Ridvan Muharremi nuk ka vjedh pa lejen e Rozeta Hajdarit. Rozeta Hajdari nuk ka guxu me leju Ridvan Muharremin me vjedh pa lejen e Albin Kurtit. Prandaj, pa u arrestu Rozeta Hajdari dhe Albin Kurti, aksioni nuk eshte i plote!”, ka shkruar Vehbi Kajtazi.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka arrestuar sot Ridvan Muharremin, pronarin e restorantit “Bukë e Zemër”.

Gazeta Nacionale ka mësuar se arrestimi i tij është bërë pas bastisjes se banesës se tij dhe restorantit të tij.

Ridvan Muharremi, i cili është mik i ngushtë i kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, dyshohet si sekser në keqpërdorimin e rezervave shtetërore.

Nga mëngjesi i sotëm Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të bastisje në Ministrinë e Industrisë Ndermarrësisë dhe Tregtisë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close