Lajme
Kandidati i VV-së e shpall fitoren në Kamenicë
Qëndron Kastrati i Vetëvendosjes ka shpallur fitoren në Kamenicë.
Ai ka shkruar në Facebook se nga sot “fillojnë katër vitet e barazisë, zhvillimit, respektit ndaj qytetarit dhe llogaridhënies”.
Kastrati në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale u përball me Shaip Surdullin e LDK-së.
Postimi i tij i plotë:
Ju faleminderit të gjithë qytetarëve që na e dhanë besimin! Do të jemi bashkë për katër vite.
Urime Dardanë!
Sonte fillojnë katër vitet e barazisë, zhvillimit, respektit ndaj qytetarit, dhe llogaridhënies.