fbpx
Lajme

Kastrati – Gecit: Pasurimit tënd i vjen radha, trego çka fshihet mbrapa vrasjes së Bekimit me një plumb

Pas reagimit të Halil Gecit i cili sqaroi në detaje se si ishte privatizuar fabrika e tjegullave në Skënderaj nga familja e tij, ka reaguar përsëri Rexhep Kastrati në llogarinë e tij në facebook. https://epilogu.com/halil-geci-nje-pjese-te-parave-per-privatizimin-e-fabrikes-na-huazoi-pacolli-aty-marrin-page-100-familje/

Postimi i plotë i Rexhep Kastratit:

Njeriu që ka aq vite jetë si Halili, më i madhi ndër shtatë vëllezërit geci të Llaushës, sot paska ribotuar një tekst për çështje privatizimi të IMN në Skënderaj dhe do tokë!

Unë nuk di pse e ka ribotuar tash, kur më parësore është të tregojë kush janë atentatorët dhe urdhërdhënësit që vranë Bekim Kastratin e Besim Dajakun më 19 tetor 2001, dhe pse kanë rrejtë sa kanë mundur lidhur për plagosjen e Gani Gecit?

Çështja e pasurimit të tyre, është çështje që i vjen radha, por më parë duhet të tregojë kush janë atentatorët dhe urdhërdhënësit; çka fshihet mbrapa vrasjes së Bekimit me një plumb, dhe plagosjes së Ganiut në këmbë; çka fshihet mbrapa saktësisë me të cilën është vrarë Bekimi, dhe saktësisë thuaja milimetrike të plagosjes së Ganiut; çka fshihet mbrapa frikës për të treguar të vërtetën; çka fshihet mbrapa faktit se EULEX-i ka mbyllur rastin pa të akuzuar dhe pa dëshmitarë?

Kur të tregojnë të vërtetën për këto, dhe përse nuk e kanë zbardhë këtë vrasje të dyfishtë edhe pse e kanë zbuluar që në ditët e para pas vrasjes atëherë edhe mund të bisedojmë për çështje pasurish! Është në ndërgjegjen e secilit shqiptar kudo që është a do të kërkojë nga gecët përgjigje në këto dhe shumë pyetje të tjera që mund të kenë, por gjithësecili e di se më 19 tetor 2001 nuk janë shkelë dy qenër, por janë vrarë dy njerëz! Kurse, sa i përket pasurimit, i vjen radha, i vjen, e ka mundësi që do të lypin mos me u shprush, siç nuk po duan me u shprush çështja e vrasjes së Bekim Kastratit dhe e Besim Dajakut!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close