fbpx
Lajme

Kastrati nuk i ndahet Halil Gecit: Pse keni qëndruar në anën e atentatorëve? pse tuteni t’i tregoni emrat

Ka vazhduar debati mes Rexhep Kastratit dhe Halil Gecit. Në mediat e rrjetet sociale janë publikuar reagimet dhe kundër reagimet e dy palëve. Halil Geci e ka quajtur zagar Rexhep Kastratin duke publikuar dokumentet se si është plagosur vëllau i tij Gani Geci. Po ashtu, Rexhep Kastrati ka vazhduar me akuzat e tij ndaj Halil Gecit. Në disa mediume është shpërndarë reagimi i Rexhep Kastratit dhe të njëjtën po e publikojmë edhe ne. Po ashtu reagimin e ka publikuar në llogarin e tij në facebook.

Ja postimi i plotë i Rexhep Kastratit:

Atëherë kujtonim se viti 2002 do të jetë vit i zbulimit të kriminelëve që vranë Bekim Kastratin e Besim Dajakun! Madje Bardhyli që ka bërë këtë shkrim, e quante obligim kombëtar zbulimin e kriminelëve! Mirëpo, nuk di a e ka ditur bardhyli se gecët e Llaushës kishin zbuluar kriminelët dhe urdhërdhënësit, por nuk i tregonin, ashtu siç nuk to i tregojnë as pas 22 vitesh! Bardhyli është plagosur dhe më vonë ka vdekur nga plagët e marra, dhe nuk po tregohen as kriminelët që vranë Bekimin, as Bardhylin! Madje, edhe pas 22 vitesh po i mbrojnë dhe nuk po i tregojnë kriminelët! Dhe po i mbrojnë dhe nuk po i tregojnë gecët e Llaushës, që thonë se e kanë zbuluar vetëm pak ditë pasi janë vrarë Bekimi e Besimi! Çfarë zori kanë që tuten të tregojnë emrat e mbiemrat e atentatorëve dhe urdhërdhënësve? Pse vihen në anën e atentatorëve dhe të urdhërdhënësve? Pse kanë qëndruar në anën e tyre që nga fillimi? Kanë frikë se mos po zbulohet se janë të përfshirë edhe ata? Kanë frikë se po zbulohet e vërteta për fazën para vrasjes, gjatë vrasjes dhe pas saj? Kanë frikë se po zbulohen pazaret që mund të jenë bërë? Pse? Pse gjithë ky tmerr nga e vërteta?

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close