fbpx
Lajme

Këshilltari i Kurtit sulmon Edi Ramën: Ai ishte aty që t’iu pëlqente qorrave

Aktivisti i shquar i Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, ka bërë një koment të gjatë për paraqitjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Këshillin e Evropës (KiE).

Fjalimi i Ramës çoi shumë pluhur në Kosovë, me një numër të madh qytetarësh e figurash publike që shprehën krenaritë e tyre.

Por, Elvis Hoxha i Vetëvendosjes ka bërë komente mjaft të ashpra negative duke përdorur shpesh edhe fjali mjaft fyese.

“Rama është aty që t’i pëlqejë Spiropalit dhe q*rrave.”

Elisa Spiropali është ministre për marrëdhënie për Parlamentin, ndërsa qorrat nuk dihet. Për futjen e këtij termi pezhorativ në tekst, iu kërkojmë falje të gjithë atyre që mund të jenë prekur.

“Kur ishte koha të ngrinte cështje të tilla, nuk bëri asgjë për të ndaluar akuzat e Dick Martyt me instrumente juridikë, madje shtyu formimin e gjykatës speciale sepse nuk mendonte që do të merrej Thaçi në bankën e të akuzuarve.” – shprehet mes tjerash Hoxha.

Statusi i plotë dhe i pandryshuar:

Vetëm pak fjalë mbi sjelljen e kryeministrit shqiptar në K

Nuk mund ta analizosh thjesht logorenë e Ramës. Ajo mbart aq shumë gabime në përmbajtje dhe formë, në etikë dhe në përfaqësim, sa do të duheshin orë të tëra për të sqaruar se në ç’hall i ka futur shqiptarët me atë fjalim. I mësuar mes të vetëve, Rama lëshon logorenë e tij të pakontrolluar në çdo foltore. Natyrisht ai ka përgjegjësi për veten, por aspak për shtetin, kombin dhe popullin që përfaqëson. E privatizon foltoren, e zhvendos temën, akuzon në bllok të gjithë ata që ka përpara vetes, abuzon me vuajtjet e Kosovës, pothuaj tallet me ata që i drejtojnë pyetje, tallet me presidentin e asamblesë duke mos ia marrë parasysh kërkesën për me qenë më konçiz në të shprehur, por, përkundrazi, merr edhe më shumë kohë për të cituar gjyshen e vet shumë të zgjuar. Rama është aty që t’i pëlqejë Spiropalit dhe qorrave. Ai ndjek linjën e Enver Hoxhës që bërtiste për interesat e Shqipërisë në një foltore të Parisit, ngaqë e dinte se Shqipëria do të shkonte drejt Lindjes dhe jo Perëndimit.

Ramës nuk i duhet Perëndimi, ndaj mund ta fyejë një institucion të tillë si Këshilli i Evropës. Strategjia e tij e vetme është përdorimi i Kosovës, i shtëpisë së verdhë aty ku nuk duhet. Pra e mbron Kosovën aty ku nuk ka vlerë dhe kur nuk ka vlerë, madje kur mund të jetë kundërproduktive. E akuzon Këshillin e Evropës për shtëpinë e verdhë kur nuk ka më vlerë. E përdor strategjinë e shtëpisë së verdhë kur nuk mund të ndryshohet asgjë. Dhe e bën këtë gjë në kohën kur duhet të përgjigjet për arritjet e Shqipërisë në lidhje me sistemin e drejtësisë, stabilitetin dhe sigurinë, luftën ndaj krimit të organizuar dhe ekonominë. Kur ishte koha të ngrinte cështje të tilla, nuk bëri asgjë për të ndaluar akuzat e Dick Martyt me instrumente juridikë, madje shtyu formimin e gjykatës speciale sepse nuk mendonte që do të merrej Thaçi në bankën e të akuzuarve.

Arroganca e Rames ne KE u shpëfaq disa herë:

I akuzoi në bllok të gjithë pjesëmarrësit për përmbysje historike të viktimës dhe xhelatit, të gjithë anëtarët dhe parardhësit e tyre, por është ky vetë që me politikën e tij e ka ndaluar akuzën e Serbisë për gjenocid në Kuvendin e Shqipërisë dhe ka ndaluar pyetjet e medieve drejtuar Vuçiçit për krimet në Kosovë.

I mori 50 minuta kohë fjalim seancës së KE-së, a thua se aty janë deputetët e kuvendit të shëmtuar shqiptar që qeshin me batutat dhe logorenë e shefit të tyre. Madje në një moment bëri edhe krahasimin e KE-së me kuvendin e tij në Tiranë.

Gjatë përgjigjeve iu tha atyre që drejtuan indinjatën apo pyetjet e tyre se duhet ta lexojnë fjalën e tij disa herë ngaqë nuk e kuptuan siç duhet. Ngaqë siç duket ata nuk e kanë inteligjencën e kryministrit tonë,

Ju deklaroi, çka është e pashembullt në një ligjërim të lartë, se ai mbron të vërtetën dhe vetëm të vërteteën. Natyrisht që Rama e përdor të vërtetën, por nuk e mbron kurrsesi atë. Kjo sjellje mund të ketë vetëm një justifikim: Edi Rama nuk e do miqësinë e KE-së për vendin e tij.

Mirëpo, dhe këtu qëndron rëndësia e fjalës së Ramës për vetë Ramën, ai i tha disa teza që vlejnë për të:

– përsëri Rama e tha se presidenti i Serbisë është miku i tij;

– përsëri tha se Ballkani i hapur është kusht për procesin e Berlinit;

– përsëri tha se nuk duhet t’i bëhet presion Serbisë në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë;

– përsëri tha se ka vetëm një problem me Gjykatën Speciale, faktin që miku i tij Thaçi është atje;

– përsëri tha se në Shqipëri e Kosovë Rusia nuk asnjë ndikim;

– përsëri i ofendoi institucionet evropianë po me atë gjuhë që përdor në Kuvendin e shëmtuar të Shqipërisë,

– përsëri ai tregoi se nuk i intereson emri i Kosovës veçse lakimi i saj sa herë që Rama do të pastrojë fytyrën e qeverisjes së vet.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close