fbpx
Lajme

2 Kandidatët për President të Amerikës, udhëtojnë me çmimet më të lira

Një fotografi që po qarkullon nëpër internet shihen dy kandidatët demokratë Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren të ulur në një aeroplan në sektorin e ulëseve të lira.

Senatori nga shteti I Vermontit, Bernie Sanders dhe Senatorja nga shtetit i Massachusetts, Elizabeth Warren u panë të premtën në të njejtin fluturim.

Sanders i cili ishte i ulur në anën e majtë të aeroplanit afër dritares, Warren po ashtu ishte e ulur në të njejtën anë një rresht pas tij.

Warren u pa duke lexuar diçka, derisa Sanders ishte duke shikuar nga dritarja.

Është ende e paqartë nëse të dy kandidatët biseduan përderisa aeroplani ishte duke zbritur në pistë, por duke u bazuar në disa nga deklaratat e Senatorit nga Vermonti këtë javë me gjasë nuk ka ndodhur ndonjë bisedë mes dy rivalëve demokratë për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close