fbpx
Lajme

Kimete Berisha: Kudo ku ka udhëhequr VV nëpër Komuna ka dështuar tmerrësisht keq

Publicistja Kimete Berisha e cila vazhdimisht komenton zhvillimet politike në Kosovë, ka shkruar edhe për zgjedhjet lokale dhe kandidaturat që partitë politike deri më tani kanë prezantuar, shkruan Gazeta Express.

Berisha në një shkrim në profilin e saj i ka thurur lavde kreut të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, duke thënë se ky i fundit s’ka të bëjë me karakterin e Lëvizjes Vetëvendosje si parti.

Lexo Edhe:

Pamje të rënda: Ministri afrikan i shpëton atentatit, i vriten e bija dhe shoferi

Ndërkohë në fund të këtij shkrimi, Berisha ka përkrahur kandidaturën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Prishtinën, Perparim Ramën.

“P.S. Për Prishtinën, më duket…Përparimi!”, ka shkruar Berisha.

Shkrimi i plotë:

Njeriu që ia sheh hairin dashurisë!

Karakteri dhe temperamenti i Agim Bahtirit nuk ka lidhje me karakterin e Vetëvendosjes.

Agim Bahtiri sa më pushtet që ka, aq më modest është.

Është human dhe shpreh mirëkuptim dhe dhembje për qytetarët e tij!

Di të bëhet shok me të gjithë, pa përjashtuar askënd!

Është gjithkund, shtëpi më shtëpi, aty ku këndohet, aty ku festohet, aty ku ka lot e mërzi!

Është kryetari i dashurisë, prandaj sa herë do fiton. Sepse dashurinë e ka fituar me dashuri.

Agim Bahtiri nuk ka kërkuar përulje, respekt të stisur dhe bindje nga qytetarët, thjesht atë që e ka kërkuar, e ka gjetur-dashurinë.

Ai sillet si qytetar i thjesht i Mitrovicës, jo si sherif, qysh e kishin zanat këta të Albin Kurtit!

Agim Bahtiri nuk lakmon, sillet si aristokrat i ngopur me çdo gjë!

Nuk aktron, nuk e imiton askënd, është origjinal dhe s’është hakmarrës.

Këta të Vetëvendosjes e kishin mendjen hu, prandaj kudo ku kanë udhëhequr nëpër komuna tmerrësisht kanë dështuar.

Agim është Vetëvendosje në vete!

Politika e tij është Dashuria.

Është. i vetmi njeri që njoh që ia sheh hairin dashurisë.

P.S. Për Prishtinën, më duket…Përparimi!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close