Kimete Berisha: Kurtin e ka vra Zoti ditën kur e largoi prej punës gruan e Ilaz Kodrës
Opinionistja Kimete Berisha përmes një postimi në Facebook ka thënë se ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill i ka dhënë fund karrierës politike të Albin Kurtit, transmeton Gazeta Metro.
Kryeministri i Kosovës në një intervistë për Die Welt kërkoi urgjentisht trupa shtesë nga NATO në Kosovës. Por, Kimete Berisha e pyet pse kërkon ushtarë shtesë, sidomos gjermanë pasi i ke disa nga ‘heronjtë’ afër vetes.
Fjala është për Donika Gërvallan, ministren e Punëve të Jashtme dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, të cilët me deklaratat e tyre kanë çuditur opinionin kosovar lidhur me mendimin e tyre abstrakt për UÇK’në.
”Christopher Hill i dha fund karrierës politike të Albin Kurtit! Kryeministri Albin Kurti, ka kërkuar urgjentisht shtimin e numrit të ushtarëve të NATO-s në Kosovë. Nga të gjithë ushtarët e NATO-s, tha se i preferon më shumë gjermanët. Ku me ditë pse bash gjermanët. Është lypës serioz, me kritere: edhe kur lyp, zgjedh! Pse po lyp gjermanë?! Qe ku i ka heronjtë e tij anti-UÇK: Donika Gërvalla me familje;Hekuran Murati me familje, e persona të tjerë që kanë ardhur nga diaspora për të vjedhur në Kosovë: vjedhin dritë, vjedhin ëndrra shqiptare, vjedhin karrierë, vjedhin lajme, krijojnë realitet të rremë, vjedhin lirinë individuale, dhe e vjedhin bukën,” shkroi ajo.
Më tutje Berisha ia numëron dy nga skandalet e shumta të Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti. Ajo e përmend rastin e largimit nga puna të gruas së Ilaz Kodrës dhe atë të ‘Sunny Hill’.
Derisa, siç duket ka mbetur e habitur me fjalët e Kurtit para pak ditësh në konferencë për media, ku tha se ‘nuk është as polic as doganier’ duke ju referuar deklaratës së Christopher Hill. Ky i fundit kishte thënë që Serbia ka qenë e përgatitur për negociatat në Bruksel, por jo edhe të tjerët. /gazetametro.net
Postimi i plotë:
Christopher Hill i dha fund karrierës politike të Albin Kurtit!
Kryeministri Albin Kurti, ka kërkuar urgjentisht shtimin e numrit të ushtarëve të NATO-s në Kosovë.
Nga të gjithë ushtarët e NATO-s, tha se i preferon më shumë gjermanët.
Ku me ditë pse bash gjermanët.
Është lypës serioz, me kritere: edhe kur lyp, zgjedh!
Pse po lyp gjermanë?!
Qe ku i ka heronjtë e tij anti-UÇK: Donika Gërvalla me familje;
Hekuran Murati me familje, e persona të tjerë që kanë ardhur nga diaspora për të vjedhur në Kosovë:
vjedhin dritë, vjedhin ëndrra shqiptare, vjedhin karrierë, vjedhin lajme, krijojnë realitet të rremë, vjedhin lirinë individuale, dhe e vjedhin bukën.
Burimi i tyre i vetëm ekzistencial është budallallëku i shqiptarëve.
Me paret që i ka vjedh ministri i tij ‘turk’ për fondacionin e tij, kryeministri do ta kishte blerë një tankse, ose një helikopter.
E ka vrá Zoti, nga dita kur e largoi prej punës gruan e Ilaz Kodrës.
Së pari, të jesh grua shqiptare është zor, së dyti të jesh grua shqiptare – pa burrë, s’ka ku shkon me zor.
Kujtdo që i buzëqesh – kujton që po e fton në dashuri (ju s’e dini çka heq unë).
Kryeministrit (i njohur për veten e tij si veteran i UÇK-së) pastaj i doli punë me ‘Kodrën’ e Diellit të Dua Lipës.
Dhe, tash në fund, duke folur kodër pas kodre, u zatet me Komandant Kodrën- Christopher Hill, t’ia tregojë qejfin këtij mashtruesi.
Shko në Sukobinë, o djalē, boll e mirë ish, dje i rashë andej, fllad, gjelbrim, çele një parti për ‘drejtimin e lisave’ dhe shko provo te mixhallarët e t’u gjuaj me granata.
Christopher Hill i dha fund karrierës politike të Albin Kurtit.
Tash s’po ka kush i fryn erës, që ta rrëzojë e ta bëj të duket ‘viktimë amerikane’, s’ka qejf më të madh ky, se është komunist zemër shqiptar – ky mezi s’pret të duket ‘viktimë’ e superfuqisë.
Se, me zhig është t’i bind shqiptarët se Amerika është ‘Ameilkë’, që shqiptarët nuk e duan po i tuten.
Kujton që shqiptarët e japin Amerikën për Albin Kurtin.
Siç u gjetën disa shqiptarë që e jepnin Kosovën për Al Kaidën.
Një llafazan i kotë, anti-UÇK, anti-Rugovë, anti-Rambuje, anti-Republikë, anti-flamur, anti-Kushtetutë, anti-Shqipëri,
i tregon Christopher Hillit (autorit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës) që nuk është ‘polic as doganier’ por është kryeministër i shtetit që e ka mohuar me gazlotësjellës dhe me granata.
Amerika e ka parë Hanën, por s’e di me çfarë merret Albin Kurti.
Eskobari – tha Kurti, má din numrin e telefonit, má di edhe vendin ku rri, ka mújt me m’thirr. Nuk i shkoj pa m’thirr.
P.S. Unë dhe Amerika!
Albanian psycho.