fbpx
Lajme

Kimete Berisha: Luginasit janë dembelë, Fushë-Kosovën e kanë bërë Preshevë

Shkruan: Kimete Berisha

Hasta la vista, Baby!

1. Është zor ta marrësh seriozisht një njeri me buzë të trasha, se kur çifti i tij të flet – e ke përshtypjen se po do të të puth n’gojë.

Por fytyra e Fahri Musliut kish marrë shprehje të dhimbshme, derisa mundohej ta bind botën se, oh, nuk është ‘i ati i Aleksandër Vuçiqit’.

Punë e madhe babai i kujt është.

– Shih ti me çka merret ky.

– Se, a po kuptoni ju…qe, ua tregoj unë juve se si e kam njohur nanën e Aleksandër Vuçiqit….

Ama janë do fjalë që nuk thuhen!

Ku e di ti që s’je babai i dikujt.

Dhe Fahri Musliu, si Michael Jackson, po e shpjegon rastin e rëndë:

– ‘Billie Jean ka qenë e dashura ime, por fëmiu i saj – s’është fëmiu i imi’.

– Ky kujton se është më i mirë se Vuçiqi!

Për besë, asnjë trohë!

2. Me padurim jam duke e pritur fjalën e ambasadorit gjerman Rohde për Asociacionin.

Shumë më pëlqen ky ambasador, sepse kryesisht merret me futboll dhe flet si komentator i sportit…

ndodh ndonjëherë flet edhe për politikë, ama kur flet për çështje serioze, gjithmonë mbështetet në gilindera dhe e merr një pozë.

Mos më keqkuptoni.

3. Opozita është ‘shumë e mërzitur’ me Asociacionin e Albin Kurtit për serbët, por Albin Kurti po thotë se Asociacioni i tij është frytdhënës, se e sjell njohjen de fakto nga Serbia.

Unë i besoj: Kur ndahet Kosova, Serbia e njeh Kosovën, s’ka çare pa e njohur, se bëhet (edhe) e saj.

(Opozita nuk e di se s’ka vota tek Asociacioni. Ama hiç, asnjë votë s’e gjeni aty)

4. Në këto çaste jam me Jungun.

E kemi përzënë Frojdin.

Frojdi si shqiptar, mendt veç tek seksi. Edhe vdekjen e lidh me seks.

Jungu më ka thënë: ‘vrite egon”.

‘E kam ‘vrarë’ me duart e mia, sa e bëj veten që të ma ‘vras’ egon dikush tjetër.

Çka ndodh kur e ‘vret’ egon tënde?

E humb komplet identitetin subjektiv personal!

‘Humbja e egos’ është sinonim për ‘vdekje psikike’.

Se Jungu tha, drogat i marrin njerëzit për ta ‘humbur egon’, se egoja të bën të vuash, palidhje.

– A u çohet ‘lugat’ egoja ime: Po. nganjëherë e çon kokën…

Se më ka lodhur, shpirtin ma ka lodhur kjo dashuri…

Nuk dua të ndjej…

Asgjë, asgjë.

As mallëngjim, nostalgji ‘I Just Called to Say I Love You’, nevojë për sentimento e leksikone me porosinë ‘mos më harro’..

…shpresë hiç se hiç,

s’dua të pres asgjë.

Asgjë s’dua…Prandaj, jam mirë.

5. Dhe në këto çaste, një grua 100 vjeçare po qan.

– Unë nuk dua të jetoj më – po thotë.

– Se s’kam me kë të flas.

– Të gjithë ata që kam njohur – kanë vdekur.

– Kur dal në oborr – nuk e njoh askënd.

– Kah të rrotullohem e lus Zotit të ma merr shpirtin..’.

6. E sheh pra…malli për dashuri nuk hiqet kurrë.

Dhe dashuri mbi dashurinë; dashuri pas dashurie…në fund mbetesh vetëm.

Sepse, vetmia është nevojë, nuk është fat. S’di çka është vetmia.

– Pra, hiqu ti egos tënde, se a po e sheh se lumturia nuk arrihet as me 100 vjet jetë, sepse lumturia është zbukurim i mërzisë, është shpikje letrare, është-s’është hiç.

7. ‘Vrite egon’ edhe bëje Asociacionin!

Nuk është mirë të kesh frikë nga e vërteta. Duhet të kesh frikë nëse e mohon të vërtetën.

– E vërteta është se serbët duan të grumbullohen në një Bashkësi dhe se ‘arkitektët e shtetit të Kosovës’ po pajtohen me dëshirën e tyre.

Prandaj, lëri serbët të tubohen në një Asociacion, edhe ashtu të tubuar janë;

– Lëri të ndahen – edhe ashtu të ndarë janë.

8. Qe 25 vite Liri, lëre që nuk janë bërë bashkë shqiptarët e serbët (përveç kur kanë vjedhur), por as shqiptarët kurrë s’kanë qenë më të ndarë.

9. As Luginën s’e ndal kush të kërkojë një gjysmë Asociacioni për vete, por ata janë dembelë, Fushë-Kosovën e kanë bërë Preshevë.

P.S. Lamtumirë, mërzi!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close