fbpx
Lajme

Kimete Berisha reagon ashpër: Populli pa vaksina, presidentja po rrezitet

Opinionistja Kimete Berisha ka reaguar pasi që presidentja Vjosa Osmani është bërë e ditur se është në mesin e mbi 50 mijë personave që gjatë vikendit kanë shkuar në Shqipëri, raporton Gazeta Express.

Në një shkrim në Facebook, Berisha ka thënë se derisa populli ka mbetur pa vaksina “presidentja po rrezitet”.

Lexo Edhe:
Kisha i hap dyert për besimtarët myslimanë, shtron iftar
“Është e para dhe e vetmja Presidente në botë që shkon për të pushuar në bregdet ende pa ardhur pushimet, dhe që lodhet nga puna ende pa filluar punën. Qysh ka kohë Presidentja për t’u argëtuar kot kur populli i ‘saj’ është pa vaksina, i padisiplinuar dhe tash sallamadi, i kanë lënë edhe maskat! Duhet të jesh i pagdhendur dhe iracional të bësh sikur çdo gjë është normale, kur asgjë, bash asgjë nuk është normale! S’është normale të bëhesh prijës i turistëve në pandemi. Mjafton të shikosh CNN dhe kronikat nga India për ta parë ‘sa është ora’”, tha ajo.

“Ku njerëzit vdesin për oksigjen, ku të vdekurit digjen masivisht në turra drush’, ku të vdekurit i ‘ulin’ në motoçikleta e i çojnë në shtëpi; ku populli qan e s’ka kush i përgjigjet; ku i madh e i vogël lypin ndihmë, bota i sheh e i dëgkon, por askush s’mund ta ndihmojë. Se, PO, kësaj situate i përgjigjet vargu i Kur’anit për fundin e tregimit: ‘Vjen një ditë kur askush-askujt nuk mund t’i ndihmojë”, ka shkruar Berisha./GazetaExpress/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close