Lajme
Konfirmohen edhe dy raste me koronavirus në Kosovë

Janë konfirmuar edhe dy raste të tjera me koronavirus në Klinë.
Burime të sigurta të Sinjalit kanë bërë të ditur se të infektuarit janë nga familja e njëjtë.
Në anën tjetër, gjatë ditës së sotme është konfirmuar edhe një rast tjetër me koronavirus në Kosovë.
I infektuari është i moshës 39-vjeçare dhe është familjar i 77-vjeçarit të infektuar nga Stublla e Vitisë.