fbpx
Lajme

Konjufca: Specialja u votua pas një presioni të hatashëm të Thaçit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, në Debat Plus, ka thënë se Gjykata Speciale u votua më 2015 nga presioni i presidentit Hashim Thaçi mbi deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Konjufca ka thënë se për t’u shpërbërë Gjykata Speciale nevojiten edhe votat e 10 deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës.

“Jam fortë i sigurt që në Beogradë i ki 20 mijë serbë të lirë, ku së paku 5 mijë jam i bindur që kanë vrarë shqiptarë me duar të veta”, tha ai.

“Vetëvendosje asnjëherë nuk ka thënë se nuk duhet të hetohen krimet. Ne jemi të bindur që në çdo luftë ka krime, dhe që duhet të hetohen. Por të thuash që të krijohet një Gjykatë që të hetohen krimet e shqiptarëve është gabim.

Gjykatat i dedikohen konfirkteve, luftave të caktuara ku mund të jenë dy a më shumë palë. Por nuk ki gjykatë në botë që thotë të merremi me hetimin e shqiptarëve.

Është votuar pas dështimit të parë. Ne kemi arritur të bindim edhe një pjesë e deputetëve të PDK-së që të mos e votojnë.

Në gushtin e vitit 2015 ishte koha kur Zajednica ishte çështja më e rëndësishme e Kosovës dhe Gjykata Speciale u votua pas një presioni të hatashëm nga Thaçi.

Për të ndryshuar Kushtetutën dhe po dëshiron me hjek Gjykatën Kushtetuese duhet të jetë shumica e dyfishtë, e prapë ia ka lënë në dorë Serbisë”, tha ai.

Anëtari i VV-së e kritikoj edhe punën e Qeverisë Hoti.

Ai Qeveria nuk po e di çfarë është duke ndodhur saktësisht në vend me Gjykatën Speciale.

“Si çdo ligj edhe ky për Specialën e ka dykuptimësinë e vet. Gjykata Speciale nuk shpërbëhet nëse shumica e thjeshtë i qon duart.

Mandati mund edhe t’i ketë skaduar por kjo nuk po e ndalë punën. Tash kryeministri Hoti është me iu drejtu Gjykatës Speciale me problematizu edhe mandatin e Speciales.Nuk është Qeveri aktive, nuk e din as çka është tu ndodh. Mendon se kjo u themelu dhe është ma e mira në botë”, tha ai./IndeksOnline/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close