fbpx
LajmeOpinione

“Kosova nuk është vendi ideal për prezencë të përhershme ushtarake amerikane”

Analisti amerikan për çështjet e Ballkanit, Daniel Serwer ka reaguar ndaj rekomandimeve të Këshillit Atlantik, i cili ka sugjeruar prani të përhershme amerikane në rajon, në kampin amerikan “Bondsteel” në Kosovë.

Serwer e ka kontestuar këtë propozim duke thënë se ky kamp nuk është vendi ideal për këtë.

“Do të isha i përgatitur ta marr në konsiderim një prani të përhershme ushtarake amerikane në Evropën Juglindore, por nuk mund të pajtohem se Kampi Bondsteel është ideal për këtë qëllim.

Nuk është. I mungon pista e gjatë prej 3048 metra dhe ndërtimi i saj do të ishte i vështirë duke pasur parasysh topografinë. Po ashtu nuk ka nevojë për diçka të tillë, pasi një F-16 nuk e njeh aq diferencën nga Aviano (në Italinë veriore) dhe Bondsteeli”, shkruan Serwer, transmetojnë mediat.

E, ajo që është më e rëndësishme, sipas Daniel Serwer, një bazë amerikane kudo që të jetë ajo, duhet t’u shërbejë qëllimeve të Amerikës, që aktualisht janë të fokusuara në Lindjen e Mesmen dhe në Afrikën Veriore.

“Ne kemi baza shumë më afër afër këtyre vendeve sesa Bondsteel.

Pentagoni ka kohë që ka dashur ta mbyllë Bondsteelin, sepse nuk u shërben synimeve amerikane”.

Serwer ka shkruar po ashtu se “mund të supozojmë se nuk do të jemi gjithmonë të mirëpritur në Kosovë. Kosovarët e rinj shqiptarë nuk e kuptojnë pse vendi i tyre nuk ka një armatë. NATO po shihet si një barrierë për ta pasur atë.

Disa ndërkombëtare mendojnë se Kosovës nuk i duhet një armatë sepse e ka praninë e NATO-s aty. Por, kjo nuk do t’u shitet gjatë qytetarëve të Kosovës. Më mirë të zgjidhet problemi se sa t’i presim të protestojnë”, ka shkruar ai.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close